Nuk po puth Stefan Bardhin ky "aktori"

Nuk mund të mungonte Skënder Minxhozi. D.m.th për të mbrojtur me penë Erjon Veliajn dhe puthjen e Robert Ndrenikës. Ndër të tjera Minxhozi që nuk e tha kurrë pse me të vërtetë beson te kauza e Veliajt(si intelektual që mendon se është) shkruan:
Është një ndër patriarkët e kinematografisë e teatrit shqiptar që ka bërë të qeshin, qajnë apo të mendohen thellë shumë breza në 60 vjetët e fundit
Ja këtë bëri ajo puthja e tij, por kësaj radhe me dritën e qashtër të njeriut Ndrenika që nuk i lë kusur roleve që dikur e ngritën. Ky Minxhozi nuk thotë që sikurse rolet e një aktori marrin vlerë referuese publike, ashtu edhe arti me të cilin ato nisin e bashkëjetojnë bëhen njëfarësoj imunitet dhe pritmëri publike. Sepse arti si i tillë, operon me kategori morale dhe njê aktor që brendësohet në aq shumë karaktere e kupton vetiu edhe frymên e një kohe, një kulture. Artistët mund të jenë naivë, por jo të verbër. Madje ata shohin më qartë se shumë të tjerë.
Sigurisht që nuk kërkon kush llogari si proteston, si voton apo si mendon dikush, por është provokative, të kreditosh me autoritetin tënd një hajdut. Askush nuk u ngrit të thoshte se pse Luiza Xhuvani tha me gojën plot se "Konstandini është djali im" sepse ajo aty foli si nënë që nuk mohon dot fëmijën e vet, por mandej u têrhoq nga angazhimi publik.
Të gjithë ata që sot mbrojnê Ndrenikën, këtë dede të përhershëm që ndoshta e ngatëtron Zdroms kakërdhinë me Stefan Bardhin, përmendin shpesh vlerën e tij si aktor, artist. E thotë këtë gjë edhe ky velixhiu profesionist, Skënder Minxhozi, dhe kështu bëjnë autogol: si vallë zhgënjimi ynë me një aktor që puth hajdutin është i pafytyrë dhe histerik, kur edhe këta velixhinjtê në fakt e mbrojnë Ndrenikën po me përmasën e tij publike si artisti?
Ose Ndrenika e ka bërë në aspekt njerëzor, ose do e shohim si raport të figurës së tij publike, sesi kjo publike gërryhet nga akte që janë shumë të dyshimta.
Minxhozi na thotë se Ndrenika êshtë një figurë lartë. Nuk êshtë. Ai mbetet padyshim një aktor i madh i skenês, por jo figurë e lartë. Ai zgjodhi një akt qê nuk kapërdihet. Zgjodhi të jetë shurdh, e tuhaf përkundêr diçkaje që duket. Të jetojë sa ta ketë ymrin, edhe 200 vjeç. Ta puthë Veliajn çdo të hënë, por nuk na detyron kush të kemi konsideratë dbe respekt për qytetarin Ndrenika.
Kjo nuk duhet parë si ndonjë përgjigje ndaj Minxhozit se ky e mbron Veliajn edhe me autokritika dhe kjo ndodh se është shumë parimor. Por meqenëse sillet e shkruan si dishepull i akteve të fisme, duhet të shkojë e ta puthë vetë Zdroms Krimbin. Askush nuk do shqetësohej sa për Ndrenikën. Arsyet i kupton me gjasë Minxhozi. Mbajeni edhe Ndrenikën për adete të tjera se duhet. Ne do shohim filmat e tij dhe do e kujtojmë për to duke pranuar sesa pabesi rezervon përherë në kêtë vend besimi tek e mira. Por kjo është Shqiptaria.

Add new comment