skerdilajd zaimi

Suksesi hileqar i Shqipërisë së sotme

Postuar në 02 Nëntor, 2024 13:38

 

Sot kryeministri Edi Rama zbulonte një plan për një lungomare të re në Vlorë. Pas së cilës siç thotë ai vjen një lungomare tjetër, që shkon deri në Orikum. Duke e bërë Vlorën po sipas z. Rama qytetin me lungomaren më të madhe në Mesdhe. Patjetër që kështu do jetë. Patjetër që lungomaren e Vlorës do ta kishte zili edhe Perandoria Romake, e madje edhe Dari i Persisë.

Prezumimi i Fajësisë

Postuar në 29 Tetor, 2024 14:30

 

Ka një dhembshuri të përhapur mediatike për padrejtësinë që i është bërë Ilir Metës me arrestimin e tij. Nga ekrani në ekran sheh gazetarë që rrëmojnë në alibi, dispozita juridike dhe lloj-lloj arsyetimesh për të shpjeguar se me arrestimin e Ilir Metës – ish-president dhe ish-kryeministër – SPAK ka gabuar

Në Europë nuk duan të punojnë më

Postuar në 27 Tetor, 2024 16:01

 

Diçka nuk funksionon më në Europë. Nuk është vetëm një tregues që flet për një krizë mesa duket të thelllë dhe komplekse, por disa. Që me miratimin e Kushtetutës ku u shpalos diskutimi për identitetin e vet, Europa evidentoi një paaftësi për të përkufizuar qartë veten e për pasojë: identitetin, kufinjtë dhe mundësitë e veta.

Humbja dhe diskreditimi i mediave tradicionale amerikane

Postuar në 26 Tetor, 2024 23:19

 

Në vitin 2016 kur Donald Trump u zgjodh president i ShBA mund të kujtohen dy përkufizime që kanq rëndësi: i pari ai i George Soros që u shpreh se “Trump si mbreti i vetëpromovimit nuk po e beson as vetë suksesin që po ka”. Ky pohim jep të kuptojë ndër të tjera se sistemi politik amerikan nuk është i imunizuar nga të papriturat, pra se ai është me përkufizim i pakontrollueshëm.

Mjafton kalimi i një pike kritike dhe mandej nuk ka rregulla që të menaxhojnë ortekun. 

Mund të bëhej më mirë

Postuar në 12 Tetor, 2024 18:55

 

Një kartolinë me një fotografi të vjetër të Durrësit – stampuar në Terni të Italisë – të nxjerr para syve qytetin bregdetar të Shqipërisë të viteve ’30. Ndonëse e padatuar, koha mund të hamendësohet nga prania në të e Vilës së Zogut, në kodrën dominuese anës detit. Në pamje të parë, Durrësi i kësaj fotoje të jep idenë e një fshati modest të shekullit të 20-të ose edhe të “19-të i palakmueshëm pë ndonjë gjë.

Të mbjellësh kripë, jo farë!

Postuar në 10 Tetor, 2024 16:50

 

ShqUpëria

Postuar në 02 Tetor, 2024 11:17

 

Në një diskutim televiziv Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së, deklaroi se mënyra si u dënua Ervin Salianji, të nxit dyshimin për një proces politik. Mandej ai u shpreh se:
Edhe mua mund të më fusin në burg

Opozita shqiptare rikonfirmon kështu një problem të madh me drejtësinë. Një problem që mori karakter ultimativ me masën e sigurisë ndaj Sali Berishës. Episodi Salianji ishte si të thuash fleta e fundit e dosjes së mosbesimit radikal ndaj drejtësisë me regji siç shprehet shpesh e më shpesh edhe Ilir Meta. 

Pagëzm i Islamit Politik. Entiteti Bektashi hap rrugën për parti fetare

Postuar në 25 Shtator, 2024 15:50

 

Lexojeni statusin e Edi Ramës në rrjetin “X” për të kuptuar disa gjëra: së pari për të kuptuar zbythjen e rremë të këtij individi përkundrejt një presioni publik relativ. Ai flet për “entitet sovran” duke hequr dorë nga termi “shtet” që e promovoi po vetë në intervistën me një media amerikane.

Ndjesia e të qenit Popull në Shqipëri!

Postuar në 23 Shtator, 2024 11:03

 

Vite më parë, kur gjykohej për dosjen e përgjimit nga Dritan Prifti, Ilir Meta deklaronte se me të mbaruar punë do të angazhohej për një reformë të thellë në Prokurorinë e Përgjithshme. Sepse sipas tij, kur nuk e gjente Të Drejtën ai, që kishte mundësi, çfarë ndodhte me qytetarët e thjështë! 
Vërejtje me vend. Produkti i këtij reflektimi ishte Adriatik Llalla që nga kjo distancë kohore të ngjan se ishte aty si pacient dhe antropolog njëherazi për pacientin e pandehur dhe antropologun Meta. Pak të thuash një tallje. Dhe dritëshkurtësi. 

Klisheja e "intelektualit sovjetik", apo "asketit të fundit"

Postuar në 20 Shtator, 2024 19:14

 

Arrestimi i Pavel Durov, drejtori administrativ i “Telegram” ka nxjerrë në pah një fakt që nuk idhej gjerësisht. Zhvilluesi inxhinierik pas kompanisë në fjalë, është vëllai i tij, Nikollai.

Pages

Subscribe to RSS - skerdilajd zaimi