Naked City
Cobain ishte “serioz” në artin e tij
Ish-anëtari i grupit “Nirvana” Pat Smear, ka thënë se këngëtari, i cili bërë vetëvrasje në prill të vitit 1994- bënte shaka shumë por kur bëhej fjalë për muzikë ai ishte shumë serioz.
“Kur ishte një humorist shumë i mirë por ishte specifik në atë që dëshironte dhe ishte serioz për muzikën e tij. Mund të them se ai e urrente famën, por e donte suksesin”, ka thënë Pat Smear për revistën “Independent Radar”.
Pasuria nuk ka rëndësi për Jackmanin
Los Anxhelos, 23 shtator- Aktori i Hollywoodit Hugh Jackman ka thënë se familja e tij është mbi të gjitha gjërat.
Ylli i filmit “Prisoners”- i cili është i martuar me aktoren Deborra-Lee Furness- vendos jetën e tij private para karrierës së tij dhe ka insistuar se fama dhe pasuria nuk janë të rëndësishme për të.
“Debs ka kurajë dhe forcë. Familja jonë është gjëja më e rëndësishme them më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, ka thënë aktori për gazetën “Sunday Telegraph”.
Michelle Obama humbet luftën e parë kundër obezitetit
Perime, ushqime integrale, fruta të freskëta, të gjitha këto nuk janë nga ushqimet e preferuara të të rinjve apo studentëve amerikanë që po ankohen për ushqimin aspak tërheqës të sponsorizuar nga zonja e parë e Amerikës. Nga ana tjetër, obeziteti vazhdon të prekë më shumë se 35% të popullsisë dhe nëse trendi nuk ndryshon, në vazhdim, një në dy amerikanë do të jenë mbi peshë.
Ish-Missi, spiunia e preferuar e Churchill-it
Ajo ishte agjentja speciale vdekjeprurëse, e cila u ngarkua me mision në territorin e pushtuar për të luftuar për vendin e saj dhe nënën hebreje, e cila u vra në një kamp përqendrimi. Christine Granville, spiunia e preferuar e Winston Churchillit, ka punuar për vite të tëra për të minuar regjimin nazist, pavarësisht kohës së shkurtër në këtë fushë. Por, disa fotografi që gjendeshin në arkivat e Muzeut Imperial të Luftës për dekada të tëra tregojnë një anë tjetër të luftëtares së dekoruar, e cila bëri emër si vrasëse dhe “burrë-ngrënëse”.
Kali i mërzitur hipën mbi çati
Mendoni sikur të zgjoheni dhe të gjeni një kal në çatinë e shtëpisë tuaj. Kjo i ka ndodhur të martën e kaluar një familjeje kanadeze në Brunsuik dhe në këtë rast photoshop-i nuk ka asnjë lidhje.
Pat dhe Stephen Downey, që rrisin kuaj garash në fermën e tyre, kanë zbuluar se një prej kafshëve ishte ngjitur mbi garazh. Në disa metra lartësi por aspak i trembur, kali ka shijuar panoramën që ofronte çatia.
Rusi, kalendar seksi
“Nese kerkoni te gjeni reaksionin kimik per raportet tuaja, mos u drejtoni nga Siria”. Kjo eshte deklarata qe nje grup vazjash ne Rusi kane vendosur te bejne per paqen ne Siri.
Hyri me semafor të kuq, gardistit të eskortës së Presidentit i hiqet patenta
Një rast flagrant i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga makinat zyrtare, për më tepër i një prej automjeteve të eskortës së Presidentit, është konstatuar nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, paraditen e së enjtes në Tiranë. Automjeti “Mercedez Benz” me tarë TR 0004 Z ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe për më tepër ka kaluar edhe me semafor të kuq në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Bajamet, sekreti i një supermodeleje
Për një modele, kjo është periudha më e ngarkuar e vitit.
Pas fotografimeve me linjat e bikinive në disa prej destancioneve më të bukura, njëkohësisht më të largëta të botës dhe sfilatave me veshje intime, tashmë vjen periudha e ngarkuar e Krishtlindjeve, e cila mban edhe rekordin e shitjeve.
Për të përballuar këtë periudhë kaq të ngarkuar, ëngjëlli i “Victoria’s Secret” dhe njëkohësisht një imazh për “Gucci”, “Chanel” dhe “Oscar de la Renta”, Lindsay Ellington ka një sekret të sajin.
Nga Tokio në Nju Jork, të gjithë në rradhë për një iPhone!
Apple ka krijuar rradhë të gjata blerësish sot në ditën e parë të daljes në treg të iPhonë 5S dhe 5C. Në Nju Jork njerëzit krijuar rradhë të gjata para dyqanit të Apple, në Fifth Avenue. Në Mynih rreth 2000 njerëz u rreshtuan, ndërsa në Pekin ishin më të paktë, pas blerësit fillimisht duhet të kishin bërë një rezervim online. iPhone i ri doli gjithashtu në treg edhe në Hong Kong, Japoni, Singapor dhe Kinë, Kjo është hera e parë që Apple nxjerr në shitje produktin e saj në Kinë, në të njëjtën ditë me vendet e tjera.
Xhirimet e “Fast And Furious 7”
Saga “Fast And Furious” duket se nuk do të përfundojë kurrë. Vin Diesel dhe Paul Walker, të cilët interpretojnë Dominic Toretto dhe Brian O’Conner, janë fotografuar duke xhiruar skenat e pjesës së shtatë të filmit në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.