Naked City
Scherzinger, argëtimi është punë
Për Nicole Scherzinger, argëtimi mund të jetë punë.
Në kuadër të detyrës së saj si gjykatëse në spekaklin “X Factor” në Britaninë e Madhe, Nicole xhiroi një spot në ishujt e largët të Antiguas.
35-vjeçarja tregoi format e saj të shkëlqyera dhe lëvizjet tërheqëse, ndërsa kërceu me vendasit në parajsën tropikale të Karaibeve.
Kardashian rishfaqet në publik
Kim Kardashian është parë rrallë herë në publik që prej lindjes së vajzës së saj North Ëest në datën 15 qershor.
Megjithatë, duket se 32-vjeçarja është duke u rikthyer tek stili i zakonshëm i jetës së saj, që e sheh gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ylli i “reality-show” në SHBA u fotografua këtë të enjte në Los Anxhelos, me një look të ndryshuar dhe flokët e lyer në gështenjë.
Gjithsesi, Kim duket se ende nuk ndihet gati për të shfaqur format e saj fizike pas lindjes, ndërsa u duk e kujdesshme për t’u mbuluar vazhdimisht.
Protesta, Merkel “vishet” me burka!
Një poster i Merkel, realizuar nga një i panjohur në Berlin. Kancelarja paraqitet me burka nën moton, “Kancelare për Gjermaninë”
Santana rrezikon jetën, e zuri gjumi në timon
Një prej kitaristëve dhe këngëtarëve më të njohur të botës, Carlos Santana, rrezikoi jetën në një aksident rrugor në të cilin u përfshi një javë më parë.
Ndonëse disa media raportuan në fundvajë se 66-vjeçari ishte përfshirë në një aksident rrugor të parëndësishëm, revista amerikane gossip “TMZ” tregoi nëpërmjet fotove se jo vetëm që aksidenti nuk kishte qenë “një gërvishtje”, por ishte aq serioz sa që këngëtari mund të ndihet me fat që shpëtoi paq prej.
Madonna: Ëndërroj Brad Pitt
Prej tre dekadash ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për muzikën dhe përformancat e saj ekstravagante në qindra koncerte, por edhe për deklaratat e lëshuara në publik.
Bëhet fjalë për Madonna-n. Mbretëresha e Popit iu përgjigj pyetjeve të fansave të saj në Reddit. Ajo pranoi pyetje nga më pikantet dhe rrëfeu para adhuruesve edhe ëndrrat e saj, njëra prej tyre…të flinte me Brad Pitt.
“Ndihem më seksi se kurrë”
E ftuar në emisionin e gazetarit Jay Leno, Christina Aguilera ka folur për angazhimin e saj të radhës, por edhe për gjendjen e saj emocionale.
Këngëtarja 32-vjeçare në studion e “Tonight Show” e ka nisur rrëfimin e saj duke thënë se ndihet shumë mirë me trupin e saj. E veshur me një fustan të zi provokues, ajo ka rrëmbyer duartrokitjet e publikut menjëherë sapo ka hyrë në studio.
Miley Cyrus, sërish nudo
Është kritikuar shumë kohët e fundit, por duket se Miley Cyrus nuk do të ndalojë në rrugën e saj.
Në një kopertinë alternative të albumit më të fundit me titull ‘Bangerz’, këngëtarja 20-vjeçare është zhveshur sërish duke përdorur vetëm duart për të mbuluar pjesët intime.Kjo është një nga katër fotot e reja që do të përdoren si kopertinë për albumin.
Selena Gomez për albumin e ri
Selena Gomez është vetëm 21 vjeç, por falë kompanisë “Disney” që e zbuloi talentin e saj, ajo tashmë ka një karrierë të gjatë muzikore.
Kate Moss, nudo për ‘Playboy'
Është konfirmuar se Kate Moss ka pozuar krejtësisht nudo për kopertinën e revistës ‘Playboy’ me rastin e 40-vjetorit të lindjes së saj dhe njëkohësisht 60-vjetorit të “lindjes” së kësaj reviste.
Supermodelja britanike është lavdëruar nga themeluesi i ‘Playboy’, Hugh Hefner: “Kate është një personazh i famshëm në të gjithë botën dhe kalon kufirin nga imazhi seksual në modeling. Është perfekte për kopertinën tonë.”
Seti fotografik është realizuar nga fotografët Marcus Pigott dhe Mert Atlas.
Wilde: Trupi im shkon me vitet ‘70
Olivia Wilde ka pozuar me një kostum lëkure të ngjitur pas trupit për të rikrijuar skenat nga filmi i saj i fundit ‘Rush’ në një set fotografik për revistën ‘Allure’.