Selena Gomez për albumin e ri
Selena Gomez është vetëm 21 vjeç, por falë kompanisë “Disney” që e zbuloi talentin e saj, ajo tashmë ka një karrierë të gjatë muzikore.
Gomez është jo vetëm protagoniste në një sërë filmash, por edhe këngëtare e shumë hiteve për adoleshentë. Ajo sapo ka hedhur në treg albumin e saj të katërt nën titullin “Kërcimi i yjeve”.
“Është një album që flet për rritjen time”, shpjegon ajo për të duke veçuar hitin “Dashuria do të mbahet mend”. Por, e pyetur për tekstin e këngës si autore e tij, këngëtarja është munduar t’i shmanget pyetjeve rreth historisë së saj me Justin Biber duke thënë se nuk i pëlqen të flasë për dashurinë, por i pëlqen më shumë të këndojë për të. “Për jetën time private nuk flas, unë i këndoj ndjenjave të mia”, ka vijuar Gomez.
E pyetur për fansat, ajo ka thënë se është shumë e lidhur me ta: “Në ‘Instagram’ postoj shpesh foto sa për t’i provokuar pak.”
Add new comment