Naked City
Silvio Berluskoni feston 77-vjetorin e lindjes! (foto)
Ndërsa Italia është në një ngërç politik, Silvio Berluskoni ka festuar 77 vjetorin e lindjes së tij. Supriza ka qenë një tortë me elementë dhe ngjyrat e partisë, Forza Italia.
“Problemet e mia personale nuk ka pasur peshë në vendimet e mia personale. Çdo gjë që e kam bërë e kam bërë për të mirën e vendit”, është shprehur ai.
Në fund ka bërë edhe një parashikim; “Të gjitha sondazhet tregojnë se ne do të fitojmë”
Rihana si Monroe, behet bjonde per klipin e ri! (foto)
Rihana ndryshon serish pamjen e saj, duke ardhur me floke te shkurter dhe bjonde, alla Marilyn Monroe ne videoklipin e saj te ri, “Pour it Up”, i treti nga albumi “Unapologetic”
Cate Blanchet favorite për “Oscar”
Megjithëse cmimet “Oscar” janë ende larg për t’u shpërndarë, në qarqet dhe mediat kushtuar kinemasë kanë nisur të dalin emrat e parë të aktorëve dhe aktoreve që shikohen që tani si favoritë. Roli i saj në “Blue Jasmine”, film i Woody Allen që trajton rënien e një pasanikeje nga jeta mes luksit njujorkez tek streha e motrës së saj në San Francisko, mund t’i sigurojë Cate Blanchet cmimin “Oscar” si aktorja më e mirë protagoniste.
Modelja ruse grabit një bankë sepse ishte e trishtuar
Ndodhej në një qytet të Rusisë Qendrore dhe nuk dinte si të kalonte kohën. Kështu është justifikuar një modele ruse, e cila është arrestuar teksa tentonte të grabiste e maskuar dhe e armatosur një bankë. Vajza i ka thënë policisë se e kishte bërë grabitjen “për tu argëtuar”, sepse qyteti e trishtonte.
Martohet Manuela Arcuri?
Ndoshta është martuar ose thjesht fejuar zyrtarisht, por ajo që është e sigurt është që Manuela Arcuri dhe i dashuri i saj janë parë të mbajnë unazë në gishtin e majtë.
Paparacët e ‘Nuovo’ kanë fotografuar bukuroshen dhe Giovanni Di Gianfrancesco, teksa bënin një xhiro me barkë në Ponza.
Ndoshta aktorja është fejuar zyrtarisht ose martuar në mënyrë sekrete, por ende nuk ka ardhur asnjë reagim nga çifti. Manuela e Di Gianfrancesco janë lidhur që prej vitit 2010 dhe lidhja e tyre ka pasur shpesh ulje-ngritje.
Turma “merr peng” Hugh Jackman
“Prisoners” është filmi i fundit i Hugh Jackman, një film krim-thriller ku ai luan rolin e një babai dhe një mashkulli familjar.
Por roli i tij prej një familjari u shpërfill nga fansat e tij në Festivaline Filmit në San Sebastian në veri të Spanjës ku mijëra fanse të tij “morën penge” për minuta me radhë aktorin australian.
Cate Blanchet favorite për “Oscar”
Megjithëse cmimet “Oscar” janë ende larg për t’u shpërndarë, në qarqet dhe mediat kushtuar kinemasë kanë nisur të dalin emrat e parë të aktorëve dhe aktoreve që shikohen që tani si favoritë.
Roli i saj në “Blue Jasmine”, film i Woody Allen që trajton rënien e një pasanikeje nga jeta mes luksit njujorkez tek streha e motrës së saj në San Francisko, mund t’i sigurojë Cate Blanchet cmimin “Oscar” si aktorja më e mirë protagoniste.
Eva Herzigova mahnit në Paris
Ka qenë një ikonë e botës së modës që prej kohës kur debutoi për Wonderbra, shumë vite më parë…dhe Eva Herzigova tregoi edhe njëherë tjetër se është po aq magjike sa dikur.
Supermodelja çeke u fotografua në Paris ku do të marrë pjesë në spektaklin e modës të Christian Dior. 40-vjeçar u shfaq me një fustan klasik ngjyrë të bardhë që i tregonte format e saj elegante.
Rita Ora gjyqtare në “X Factor” në SHBA?
New York, 27 shtator – Producenti i “X-Factor”, Simon Cowell raportohet se dëshiron që Rita ora të jetë gjyqtare e përhershme në këtë format të garës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rita kishte vend të përkohshëm në panelin e versionit të këtij programi në Britaninë e Madhe dhe ishte mirëpritur nga publiku.
CERN hap dyert për Google Street View! (foto)
CERN në Gjenevë ka hapur dyert për Google Street View, dhe vetëm me një klik ju mund të ndërmerrni një shëtitje në laboratorin që synon të vërtettojë fillesat e krijimit të Universit.
Kompania Google është shprehur e habitur lidhur me mundësinë që CERN i ka dhënë për të monitoruar ambientet e brendshme , ku të gjithë mund të shohin qendrat e kontrollit, si dhe deri tek mjetet që përdoren atje.