Naked City
Miley Cyrus drejt pornografisë
Pas performancës me pullë të kuqe në MTV Video Music Awards dhe publikimit të videoklipit të këngës 'Wrecking Ball' ku shfaqej krejtësisht nudo, dukej se nuk kishte mbetur gjë tjetër për të bërë për Miley Cyrus.
Por, këngëtarja 20-vjeçare ka vendosur që të shokojë sërish publikun duke realizuar një set fotografik ku i tregon të gjitha, pa zënë pozicione strategjike për mbulimin e pjesëve intime.
Imazhet janë thjesht pornografike dhe nuk kanë nevojë për komente, thjesht për censurë.
Madonna: Më përdhunuan nën kërcënimin e thikës
Madonna ka treguar se është përdhunuar dhe kërcënuar me thikë në fillim të karrierës së saj. Legjenda e muzikës pop rrëfeu ngjarjen e rëndë që ka ndodhur menjëherë sapo ajo mbërriti në Nju Jork nga Miçigani për të ndjekur ëndrrën e saj: të bëhej e famshme.
55-vjeçarja kujton për revistën ‘Harper’s Bazaar’: “Nju Jorku nuk ishte ashtu siç e mendoja. Nuk më priti me krahë hapur. Vitin e parë më kërcënuan dhe më përdhunuan në terracën e një ndërtese, ku më çuan me thikë pas shpine.”
Alba, shembulli i një jete të shëndetshme
Bukuria mund të jetë natyrale, por për ta ruajtur atë duhet një përkujdesje e vazhdueshme.
Shembulli më i mirë për këtë është ai i Jessica Albës, aktores hollivudiane të mirënjohur për aftësitë e saj në skenë dhe pamjen që e ka bërë të konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse të ekranit.32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, u fotografua të enjten në një ditë të zakonshme në Hollivudin Perëndimor, në të cilën zgjodhi të ecte në këmbë në vend të makinës dhe me drekën e saj që përbëhej vetëm nga sallata dhe një pije të zakonshme në një termus të mbajtur në dorë.
Kesha, një Miley Cyrus e dytë
Me kërcimet e saj ekstravagante dhe zhveshjen gjithmonë e më të plotë, Miley Cyrus nuk është duke krijuar vetëm një rast që ka përfshirë të gjithë debatin e mediave rozë në këtë moment, por një trend të vërtetë në botën e muzikës.
Stewart, gjysmënudo në të ftohtë
Kristen Stewart numëron në karrierën e saj disa skena të nxehta, përfshi zhveshjen e pjesshme në puthjen e famshme në liqen, në episodin e katërt të "Twilight".
Atëherë, aktori përballë saj ishte edhe i dashuri në skenën reale, Robert Pattinson.
Candice, punë dhe relaks në San Trope
Modelja Candice Swanepoel vijon qëndrimin në San Trope, lokaliteti turistik i Francës, që është një ekskluzivitet i të pasurve.
Bukuroshja afrikano-jugore ka bërë një set fotosh për agjencinë e modës për të cilën punon, 'Victoria’s Secret'.
Por ajo ka përfituar nga rasti të shijojë disa momente relaksi nën diellin e ngrohtë të San Tropesë, në bordin e një jahti luksoz. Muajin e kaluar, 'Victoria’s Secret' shfaqi me krenari imazhet e 'ëngjëjve' të saj më të njohur, me linjën e re të të brendshmeve të kompanisë së mirënjohur të modës.
Berluskoni konsultohet me "grate e tij" !
Gjatë votëbesimit të sotëm të qeverisë italiane, ish kryeministri i vendit, i cili bëri një hap prapa duke votuar pro qeverisë, është fotografuar duke u konsultuar me gratë e partisë së tij.
Votë pro ka dhënë edhe Berluskoni, duke bërë kështu një tërheqje mbrapsht, lidhur me ate qe kishte deklaruar me heret. Berluskoni është fotografuar me zonjat Biancofiore, Mussolini, Maria Rosaria Rossi, Anna Maria Bernini.
Nëndetësja çan rrugët e Milanos!
Banorët e Milanos u gjendën të befasuar mëngjesin e sotëm, pas gjetën në rrugën “Mercanti” një nëndetëse e çarë asfaltin, duke lënë të dëmtuar një makinë aty pranë. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Shpejt ata morën vesh se nuk bëhej fjalë për diçka serioze , por për një gjetje në marketin. Instalacioni ishte ngritur për të promovuar fushatën e re publicitare të kompanisë së sigurimit “’Protect Your Life”
Lawrence: Patatinat, motivimi im
Jennifer Lawrence është vetëm 23 vjeç, por kjo nuk e ka penguar të fitojë një çmim Oscar dhe të jetë një nga më të kërkuarat në Hollivud.
Dekolteja ekstreme e Kim Kardashian
Kim Kardashian nuk po fsheh aspak format e reja të fituara pas lindjes së vajzës dhe në Javën e Modës së Parisit 32-vjeçarja është shfaqur me një dekolte ekstreme. Që kur është rikthyer të dalë në publik, Kim duket se e ka kthyer në mision të treguarit e dekoltesë së bollshme.Në mbrëmjen gala të zhvilluar në kryeqytetin francez ishin edhe Katy Perry, Miranda Kerr, Ciara apo Kate Upton, por Kim Kardashian i la në hije të gjitha me veshjen e saj.