Lawrence: Patatinat, motivimi im
Jennifer Lawrence është vetëm 23 vjeç, por kjo nuk e ka penguar të fitojë një çmim Oscar dhe të jetë një nga më të kërkuarat në Hollivud.
Aktorja e cila u bë e famshme si Katniss tek filmi ‘The Hunger Games’ ka folur për revistën ‘Harper’s Bazaar mbi fiksimin e saj për ushqimet që janë tabu në industrinë kinematografike.“Motivimi im janë patatinat. Nuk e kam mendjen tek interpretimi nëpër filma, por mezi pres kur na vjen ushqimi në sheshxhirim. Kur je në Hollivud ke shumë presion për peshën, por unë nuk dua t’ia di”, shprehet aktorja e re.Jennifer Lawrence aktualisht po xhiron skenat e pjesës së tretë të filmin ‘The Hunger Games’, ku interpreton edhe Liam Hemsworth.
Add new comment