Alba, shembulli i një jete të shëndetshme

Postuar në 04 Tetor, 2013 08:26

Bukuria mund të jetë natyrale, por për ta ruajtur atë duhet një përkujdesje e vazhdueshme.

Shembulli më i mirë për këtë është ai i Jessica Albës, aktores hollivudiane të mirënjohur për aftësitë e saj në skenë dhe pamjen që e ka bërë të konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse të ekranit.32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, u fotografua të enjten në një ditë të zakonshme në Hollivudin Perëndimor, në të cilën zgjodhi të ecte në këmbë në vend të makinës dhe me drekën e saj që përbëhej vetëm nga sallata dhe një pije të zakonshme në një termus të mbajtur në dorë.

E bekuar me një pamje ëngjëllore, Alba është gjithashtu vazhdimisht e kujdesshme për të administruar në mënyrën më të mirë atë që i ka falur natyra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.