Naked City
Scarlett, më e bukura mbi Tokë
Shtatë vjet pasi u përzgjodh nga revista "Esquire" si femra më seksi mbi Tokë, Scarlett Johansson rikthehet të kurorëzohet me të njëjtin titull për herë të dytë.
Ky titull i lakmuar i revistës për meshkuj, e bën Scarlett të parën ndonjëherë që arrin të renditet dy herë në koopertinë si femra më e bukur e planetit.Një vit më parë, fituese e "Esquire" ishte një tjetër aktore e mirënjohur, 28-vjeçarja Mila Kunis.
Nina Dobrev, topless në favor të reformës së presidentit Obama
Nina Dobrev, ylli i serialit televiziv “The Vampire Diaries”, ka postuar një foto topless në Instagram, e mbuluar vetëm me një pankartë ku shkruhet “#getcovered”. Ideja e fotos është shprehja pro reformës shëndetësore të presidentit Barack Obama. Aktorja më pas ka komentuar: “Jam kanadeze dhe këtu kemi shërbim shëndetësor për të gjithë”.
Nina nuk është e vetmja që poston foto nudo për të shpërndarë mesazhe të rëndësishme. Pak kohë më parë Alyssa Milano kishte përhapur në Internet një sex-tape të sajuar, për të sensibilizuar opinionin piblik për situatën e vështirë në Siri.
Jennifer Lopez magjeps me pamjen gothic-vamp
Look gothic-vamp për Jennifer Lopez, e cila ka qenë protagoniste e tapetit të kuq të “HRC national Dinner”, event i realizuar në Washington për mbledhjen e fondeve për “Human Rights Campaig”.
Për këtë rast, 44-vjeçarja, nënë e dy binjakëve, ka veshur një fustan të gjatë si sirenë, i firmuar nga Zuhair Murad dhe bizhu të Neil Lane.
Kim ndan me fansat një tjetër foto të North West!
Kim Kardashian ka ndarë një tjetër fotografi të vajzës së saj të vogël me fansat.
Nëpërmjet Instagramit, rreth një muaj pasi publikoi fotografinë e parë, Kim ka botuar një tjetër, ku duket qartë edhe ndryshimi që ka pësuar vogëlushja.
Kim ka qëndruar për disa ditë larg vajzës, pasi ka marrë pjesë në Paris Fashion Week dhe në disa evenimente të tjera.
Ajo shkruan në Instagram: “Më ka munguar zgjimi me të voglën time”
Zbulohet letra origjinale e Ronaldos në ndihmë të shqiptarit
Ronald Gjoka do të gjykohet të henën, dhe sipas avokatit të tij, letra e shkruar nga lojtari i Real Madrid, Christiano Ronaldo do të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e tij.
Një mesazh për të kujtuar emigrantët e vdekur!
“Jeta është një e drejtë e të gjithëve #Lampedusa”. Ky ishte mbishkrimi në fanellat e veshura nga lojtarët e Interit dhe Romës gjatë fazës së nxemjes, në respekt të viktimave të tragjedisë së Lampeduzës. Një mesazh për të kujtuar emigrantët e vdekur.
Filmi i ri i J.Lo: Asnjëra nuk duhet të jetë më seksi se unë
Asnjëra nuk duhet të jetë më e bukur se ajo! Jennifer Lopez është duke përzgjedhur bashkë-aktoren e saj në filmin “The 33”, bazuar në historinë e minatorëve kilianë në vitin 2010.
Sipas një burmi të gazetës britanike “The Daily Star”, 44-vjeçarja ka kërkuar në mënyrë eksplicite që asnjë prej aktoreve në konkurim nuk duhet të jetë “shumë seksi”.
Sipas po të njëjtit burim, J. LO ka vënë një X të madh në fotografinë e shumë prej femrave konkurrente për një rol në film.
Frankenshtajni modern
Të premten është publikuar traileri i filmit ‘I, Frankenstein’ (Unë, Frankenshtajni) dhe ndryshe nga sa mund të pritej, përbindëshi i krijuar nga Mary Shelley në romanin e vitit 1818 është shumë më i frikshëm se ai i interpretuar nga aktori Aaron Eckhart.
Frankenshtajni modern është muskuloz dhe i pashëm. Ajo që e bashkon me tradicionalin janë vetëm shenjat e shumta në trup.Në filmin e xhiruar në Australi dhe që do të shfaqet për herë të parë në janar të vitit 2014, do të interpretojnë edhe aktorët Bill Nighy, Yvonne Strahovski dhe Miranda Otto.
Rihanna kritikohet edhe nga fansat e saj
Rihanna ka marrë shumë kritika për videoklipin e këngës ‘Pour It Up’, por ajo që bën përshtypje është se këto kritika kanë ardhur nga fansat e saj, të cilët e kanë konsideruar këtë video si të “turpshme” dhe “pornografike”.
Juliane Moore, yll në “Walk of Fame”
Aktorja Juliane Moore është nderuar me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.
Fituesja e katër çmimeve Oscar është shfaqur rrëzëllitëse gjatë ceremonisë ku u shoqërua nga bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët: vazja 11 dhe djali 15-vjeçar. Aktorja u shpreh pas vlerësimit: “Ia dola sepse hobi im është të lexuarit. E dashuroj leximin, ndaj kam arritur deri këtu. Dashuroj të futem brenda historisë dhe kjo më çoi drejt rrugës së kinematografisë.”