Naked City

E dashura e Princit Harry pjesë e një “Serial TV” ku ofrohej seks në këmbim të votave

Postuar në 17 Tetor, 2013 03:58

E dashura e Princit Harry, Cressida Bonas njëherë e një kohë ka marrë pjesë në një shfaqje televizive, ku vajzat afronin favore seksuale për të fituar votat gjatë një fushate zgjedhore universitare. 

Ky është zbulimi që ka barë Daily Mail, ndërsa ka botuar edhe pamjet e shfaqjes në Tv, ku Cressida është e veshur si një nxitëse tifozësh. Shfaqja i përket vitit 2009, dhe erdhi si një përgjigje e televizionit britanik ndaj serialit amerikan Gossip Girl, por që fatkeqësisht nuk arriti të mblidhte shikues rreth vetes.

“U befasova nga sa e zhveshur isha”

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:41

Pak e njohin me emrin e saj të vërtetë, por janë të shumtë ata që do e identifikonin si vajza e superhitit të kësaj vere, “Blurred Lines”. 

Modelja polake Emily Ratajkowski bëri bujë duke kërcyer pothuajse nudo, në videoklipin e këngës shumë të suksesshme të Robin Thicke, e censuruar nga shumica e televizioneve.

Ndërsa u rikthye të shfaqte hiret e saj në numrin e nëntorit të revistës për meshkuj “GQ”, 22-vjeçarja tregoi edhe përvojën e saj në bashkëpunimin që e ndihmoi të hedhë hapin e madh të karrierës së saj.Ratajkowski ne revisten "GQ"

Reçipeta 10 milionë dollarë për Candice

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:37

Pjesëmarrja në paradën e fundvitit të “Victoria’s Secret”, e konsideruar si aktiviteti më i rëndësishëm i modës në botë është arritja më e madhe për një modele. 

Megjithatë, Candice Swanapoel nuk do të mjaftohet vetëm me këtë krenari, ajo do të jetë edhe modelja që do t’i rezervohet nderi më i veçantë në këtë paradë.

Afrikanojugorja do të jetë e përzgjedhura për të mbajtur recipetat me diamantë dhe ar të pastër, të cilat kanë një vlerë prej 10 milionë dollarësh dhe janë objekti më i çuar i prezantuar nga “Victoria’s Secret”.

Rosie rikthehet të shkëlqejë

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:36

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në reklamimin e veshjeve intime, Rosie Huntington-Whiteley nis të provojë një eksperiencë të re. 

Supermodelja prezantoi këtë të mërkurë koleksionin e ri të "Autograph", i përqendruar eksluzivisht në veshjet seropze dhe ato të gjumit, në të cilën përfshiheshin rrobdishane dhe mantele mëndafshi e kashmiri.

26-vjeçarja, ndonëse është mësuar që të prezantohet në publik pothuajse e zhveshur, tregoi se vazhdon të jetë po aq e hijshme e elegante edhe me veshur shik, si në prezantimin e kësaj linje. 

Leonardo DiCaprio në një lidhje të re

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:22

Modelja braziliane ka thyer heshtjen e saj sa i përket lidhjes me Leonardo DiCaprion, duke bërë të ditur se ajo dhe ylli i filmit kanë një pakt që të mos flasin për njëri-tjetrin në media.Por Kat Torres, theu paktin me të dashurin e saj  duke thënë se ajo ka bashkëjetuar me DiCaprion gjatë qëndrimit të tij në Francë.

“Leo është i mrekullueshëm, por unë brengosem se çfarë do të mendoj ai për intervistën. Ne kemi një pakt që të mos flasim asgjë për lidhjen tonë”, ka thënë modelja braziliane për gazetën “Extra”.

McCartney “ribashkon” Kate Moss dhe Johny Depp

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:15

Ftesa e Paul McCartney për të qenë të pranishëm në premierën e videoklipit të tij të ri, “ribashkoi” pas 15 viteve Kate Moss dhe Johny Depp. 

Aktori dhe modelja, që kanë ndarë një lidhje së bashku për 4 vite, nga 1994 deri në vitin 1998, që prej asaj kohe nuk ishin shfaqur kurrë bashkë në publik, madje ishin kujdesur që të shmangnin “rastësitë” e tilla.

Këngëtari 71-vjeçar falenderoi dy miqtë e tij për praninë.

Të “zakonshmit” Kutcher-Kunis

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:52

Mund të jenë një prej çifteve më të suksesshëm dhe tërheqës të Hollivudit, por Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë të lumtur të vërtetojnë se edhe yjet e kinemasë kanë momentet e tyre të lira. 

Çifti u fotografua të hënën duke ecur në Sherman Oaks, në Kaliforni, i përfshirë në një bisedë në dukje e rëndësishme.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte stili i zakonshëm i veshjes së të dyve, me aktorin që mbante lart një pulovër të thjeshtë e 29-vjeçaren, që nuk kishte pasur kohë as të rregullonte si duhej flokët. 

Rikthimi i Natalie Portman

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:50

Ka dy vite që nuk duket në ekranin e madh, që kur fitoi çmimin Oscar me interpretimin në filmin Mjellma e Zezë, por Natalie Portman së shpejti do të nisë punën për promovimin e filmave të saj të rinj. 

Aktorja 32-vjeçare do të rishfaqet këtë muaj në kinematë botërore në filmin ‘Thor: The Dark World’, ku interpreton të dashurën e personazhit kryesor të filmit. Gjithashtu, ajo ka xhiruar edhe dy filma të tjerë me regji të Terrence Malick.

Tulisa gjen tek plazhi zgjidhjen e problemeve

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:49

Këngëtarja britanike, Tulisa Contostavlos tregoi një pamje mahnitëse, ndërsa është duke shijuar disa ditë pushime në Dubai. 

25-vjeçarja dhe miku i saj më i mirë e njëkohësisht asistenti Gareth Varey ndodhen së bashku duke u relaksuar që prej më shumë se dy javësh.

E reja ka zgjedhur që gjatë 2013-s të qëndrojë shumë më pak aktive se sa zakonisht, mbase edhe sepse më parë gjatë vitit u ndalua me një sasi droge në zotërim në Londër, duke u burgosur për disa ditë.

Perry, nga tigri tek fluturat

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:48

Ndërsa në videon e saj të fundit Katy Perry shfaqej agresive, vendosur në sfondin e një xhungle dhe duke kërcyer pranë tigrave, tashmë këngëtarja britanike ndryshon tërësisht imazhin e saj. 

Janë lulet dhe fluturat sfodet e përzgjedhura për imazhet e reja që shoqërojnë publikimin e albumit të saj të ardhshëm.

Panoramat e zgjedhura me kujdes i shërbyen 28-vjeçares për të nxjerrë edhe një herë në dukje format e saj të shkëlqyera. 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City