Leonardo DiCaprio në një lidhje të re

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:22

Modelja braziliane ka thyer heshtjen e saj sa i përket lidhjes me Leonardo DiCaprion, duke bërë të ditur se ajo dhe ylli i filmit kanë një pakt që të mos flasin për njëri-tjetrin në media.Por Kat Torres, theu paktin me të dashurin e saj  duke thënë se ajo ka bashkëjetuar me DiCaprion gjatë qëndrimit të tij në Francë.

“Leo është i mrekullueshëm, por unë brengosem se çfarë do të mendoj ai për intervistën. Ne kemi një pakt që të mos flasim asgjë për lidhjen tonë”, ka thënë modelja braziliane për gazetën “Extra”.

“Në Evropë është më ndryshe. Njerëzit na shohin së bashku ne shumë vende, prandaj nuk pyesin asgjë për ne”, ka shtuar Torres.

DiCaprio është i njohur për lidhjet e tij me modelet, pasi më parë ka pasur romancë me Giselle Bundchen dhe Bar Refaeli. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.