Naked City

Rihanna mbulohet në Abu Dabi

Postuar në 21 Tetor, 2013 04:02

Ishte një koncert në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për këtë arsye Rihanna vendosi të mbulohej gjatë performancës së saj, ndryshe nga herët e tjera kur paraqitet para publikut thuajse e zhveshur. 

Këngëtarja nga Barbados ishte veshur me të bardha nga koka tek këmbët duke respektuar kodin e veshjes në Abu Dabi.Gjithsesi, 25-vjeçarja nuk hoqi dorë nga lëvizjet e saj provokuese pa e vrarë mendjen për kulturën e vendit arab.

Douglas dhe Zeta-Jones nuk janë ribashkuar

Postuar në 20 Tetor, 2013 08:38

Micheal Douglas dhe Catherine Zeta-Jones vazhdojnë të jenë të ndarë, ndonëse aktorja ndezi zërat e ribashkimit duke u fotografuar më parë gjatë javës me unazën e martesës në gisht.

Kate luan volejboll

Postuar në 20 Tetor, 2013 08:33

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka rifilluar aktivitetet si anëtare e familjes mbretërore.

Këtë herë bashkëshortja e princit William ka bërë një vizitë në palestrën “Queen Elizabeth Olympic Park”. Ajo ka luajtur volejboll me të rinjtë dhe në performancë e sipër i ka dalë barku. Pikërisht kjo pjesë e trupit të saj është bërë “shënjestër” e fotografëve, për të treguar se pak muaj pas sjelljes në jetë të fëmijës së parë, Kate është kthyer në formë të shkëlqyer.

Selena Gomez, një “sexy baby”

Postuar në 20 Tetor, 2013 08:29

Selena Gomez ka qenë të enjten e ftuar në shfaqjen e njohur televizive amerikane “Late Show With David Letterman”.

E dashura, mesazh të koduar Snowdenit

Postuar në 20 Tetor, 2013 08:27

E dashura e spiunit të CIA-s, Edward Snowden, theu qetësinë e saj 4-mujore, duke publikuar disa foto enigmatike në blogun e saj, të dyshuara se në të vërtetë përbëjnë një mesazh të koduar ndaj 29-vjeçarit.

Balerina Lindsay Mills bashkëjetoi disa vite me Snowden, përpara se ai të arratisej së bashku me dokumenta që demaskuan programin e spiunimit prej autoriteteve amerikane.Aktualisht, Snowden është i strehuar politikisht në Rusi.

Rreth 100 gra pozojnë toples në rrugët e New Yorkut!

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:42

New York, 19 tetor - Fotografi Matter Jordan ka arritur të bindë më shumë se 100 gra që të pozojnë pa reçipeta në rrugët e New Yorkut.  

Matter është frymëzuar për këtë projekt, të cilin e ka quajtur “Uncovered”, i ndikuar ai që njihet si skandali i “Nipplegate”, ku Justin Timberlake gjatë një performance për Janet Jackson, i hoqi kësaj të fundit një pjesë të veshjes, duke e nxjerrë topless para publikut

Varese, kreu i ekstremistëve neo-naziste është shqiptar

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:40

Kreu i ultrasve neo-nazistë dhe ksenofobe në zonën e Vareses në Itali është një shqiptar. Emri i tij, Landi Gjoni, 39 vjeç, nga zona bregdetare e Tales në Lezhë, mbi të cilin rëndojnë akuza për trafik droge, grabitje dhe prostitucion. 

Ai është një djalë trupmadh me shqiponjën e Rajhut të Tretë tatuazh, kryqe hekuri dhe emrin e grupit “Arditi”, grupi i ultrasve të Basketbollit që janë lider të padiskutueshëm. 

Kristen Bell i jep fund beqarisë

Postuar në 18 Tetor, 2013 16:23

Pas gjashte vitesh se bashku dhe lindjes së nje vajze në fillim te ketij viti,aktorët Kristen Bell dhe Dax Shepard jane martuar.

Sipas “TMZ”,cifti ka shkembyer unazat në Beverly Hills te Los Angeles diten e martë.
Në ceremoni ishin të pranishëm vetëm çifti, punonjësi i zyrës civile dhe një fotograf.

Aktorja ka shfaqur gjithmonë dëshirën për një ceremoni sa më të vogël dhe të fshehtë që të ishte e mundur: “Mendoj se kemi shumë vëmendje në jetën tonë të përditshme dhe dua që të martohemi pa bujë.”

Kate Moss drejton “Vogue

Postuar në 18 Tetor, 2013 16:20

Modelja Kate Moss do të marrë përsipër një detyrë të re,atë të drejtimit të revistës “Vogue”.

E kthyer prej vitesh në një ikonë të modelingut, Moss tashmë do të qëndrojë pas aparatit fotografik për të drejtuar të tjera modele të ecin në këtë rrugë. 39-vjecares i është besuar roli i drejtueses së imazhit të revistës “Vogue”.

Në këtë mënyrë modelja do të jetë pjesë e procesit kreativ pas apartatit duke ndarë këshillat e karrieres së saj 20-vjecare. Që nga viti 1993 kur modelja pozoi për herë të parë për “Vogue” tashmë numëron 33 kopertina në të cilat ajo ka qenë imazh.

Robbie Williams mbyll linjën e tij modës

Postuar në 18 Tetor, 2013 16:19

Robbie Williams është detyruar të mbyll linjën e veshjeve për meshkuj pasi kompania përgjegjëse për këtë linjë ka ndaluar shitjen e tyre.Në vitin 2011, Williams kishte lansuar koleksionin “Farrell” të titulluar sipas emrit të gjyshit të tij ndërsa koleksionin e kishte veshur gjatë koncerteve të tij. Por shtëpia e modës me të cilën kishte bashkëpunuar Williams për këtë koleksion ka ndaluar shitjen e veshjeve,thekson “KN”.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City