Naked City
Kim Kardashian rikthehet të tregojë format
Kim Kardashian duket se i është rikthyer formës së saj më të mirë dhe për këtë arsye 32-vjeçarja u shfaq në publik ditën e premte me një fustan gri të ngushtë në Los Angeles.
Që prej lindjes së vajzës ajo është treguar e kujdesshme me graderobën duke zgjedhur gjithmonë veshje që i mbulonin format në publik, por tani duket se nuk ka më frikë nga fotografët.
Transformimi dramatik pas tentativës për vetëvrasje!
Një 33-vjeçari, i cili u zhyt në depresion për shkak të qenit mbi peshë dhe që u përpoq ti jepte fund jetës së tij ka humbur plot 120 kg. Në mënyrë dramatike ai është shndërruar tashmë në një instruktor palestre, duke marrë pseudonimin “Zoti Muskul”
Mike Waudby, peshonte rreth 200 kg. I ndjerë keq me peshën e tij trupore, ai mori një mbidozë ilaçesh për ti dhënë fund jetës së tij, por i mbijetoi. 33-vjeçari tashmë e ka fituar betejën e tij, pas një diete strikte të kombinuar me ushtrime fizike, ai ia doli të ketë një fizik fantastik.
Kur mësuesja pozon për “Playboy”
Nxënësit e kursit të spanjishtes në një shkollë të mesme në Dallas mund të shohin mësuesen e tyre tërheqëse teksa pozon për revistën “Playboy”. Në fakt, Cristy Nicole Deweese pozoi për revistëne famshme 3 vite më herët, kur ishte 18 vjeç. Gjatë xhirimeve të setit fotografik ajo flet edhe për hobit e saj, mes të cilëve qitjet me armë dhe gjuetinë, ndërsa rrëfen edhe planet për të ardhmen ku thotë se kishte nisur masterin për t’u bërë një mësuese e spanjishtes.
Filmi i ri i Lars von Trier
Regjisori Lars von Trier është i njohur për filmat që shkaktojnë polemika dhe posterat e projektit të tij të ri nuk kanë zhgënjyer pritshmëritë.
‘Nymphomaniac’ ka në kastin e tij Charlotte Gainsbourg, Uma Thurman, Christian Slater dhe Shia LaBeouf dhe të gjithë këta aktorë shihen në posterat promovues të filmit disa sekonda pas orgazmës. Në këtë film aktorët kanë xhiruar skena seksi të vërteta duke e kthyer atë në një material pornografik.Të tjerë aktorë në këtë film me pullë të kuqe janë Jamie Bell, Willem Dafoe, Stellan Skarsgaard, Mia Goth dhe Nicolas Bro.
Ambrosio kthen rrugët në pasarela
Një prej supermodeleve më të njohura të botës, Alessandra Ambrosio është në gjendje të shndërrojë në një pasarelë edhe rrugën e zakonshme që bën për të shoqëruar të bijën në shkollë.
32-vjeçarja është shumë rrallë në shtëpi dhe rastet në të cilat ajo mund të shoqërojë Anjën e mitur janë unike.E kur ndodh kjo, të dyja nuk mund të jenë kurrë vetëm, pasi në ndjekje të modeles braziliane qëndron gjithmonë një ushtri e përgatitur paparacës
Rinia e përjetshme e Nicole Kidman
Në qershor mbushi plot 46 vjeç, por vitet nuk ecin për të. Nicole Kidman është shembulli se eliksiri, formula e rinisë ekziston. Aktorja australiane u bë e famshme në fillim të viteve ’90 dhe me kalimin e kohës pasuroi karrierën e saj me role protagoniste dhe joprotagoniste që e nderuan me edhe me çmime nga kritika. Por ndërsa moshatareve të saj u janë shtuar rrudhat mbi ballë, Nicole mbetet po ajo “kokëkuqe me sytë blu” e fillimit të viteve ’90…me pak ditë diferencë.
Rita Ora, Halloween para kohe
Ajo është krenare të ndjekë gjurmët e famës së Kate Moss dhe Georgia May Jagger si fytyra e re e kompanisë së kozmetikës “Rimmel”.
Por makiazhi që Rita Ora bën në ditët normale të saj ngjason më tepër me një maskë për festën e Halloween sesa me një darke të zakonshme në Londër. Këngëtarja 22-vjeçare u shfaq me buzë të kuqe flakë dhe sy të “nxirë” teksa shkonte për të konsumuar një vakt në “Electric Cinema” të Notting Hill.
Përsa i përket veshjes, këngëtarja ishte me lookun e saj të zakonshëm, paksa të rrëmujshëm, duke nxjerrë në pah disa pjesë të trupit.
Stili “catwoman” i Rosie Huntington
Ajo është një nga modelet më të famshme në botë. Rosie Huntington provoi sërish se çdo rrethanë në të cilën ndodhet mund ta kthejë në magnet për fotografët.
"Diktarori" humb rolin e Freddie Mercury
Sacha Baron Cohen ishte i parapëlqyeri për rolin e Freddie Mercury në një film autobiografi të këngëtarit legjendar, por u refuzua për shkak të personalitetit të veçantë të krijuar prej tij në kinematografi.
Protagonisti i filmit "Diktatori" apo "Borat" ishte favorit për këtë rol për shkak të ngjashmërisë së tij të madhe me këngëtarin.Megjithatë, ishte kitaristi i grupit "Queen", Brian May, i cili do të marrë pjesë së bashku me pjesën tjetër të bandës në këtë autobiografi ai që ndikoi në ndryshimin e vendimit të producentëve.
Cheryl shijon kthimin beqare duke u zhveshur
Këngëtarja Cheryl Cole ka një mënyrë krejt të veçantë për të festuar rikthimin e saj në beqare.
30-vjeçarja, vetëm pak ditë pasi konfirmoi ndarjen nga balerini Tre Holloway pas 14 muajsh së bashku publikoi një kalendar të nxehtë të vitit 2014.Ne 12 muajt e ofruara prej saj, ish-bashkëshortja e futbollistit Ashley Cole tregoi se vazhdon të ketë format e admirueshme të një dekade më parë, kur fitoi famë si kryesuesja e grupit "Girls Aloud" dhe nisi të konsiderohej si një prej femrave më të bukura në Britaninë e Madhe.