Naked City
Ëngjëjt magjepës të "Victoria's Secret"
"Victoria's Secret" po përgatitet për paradën e saj të madhe dhe të shumëpritur të fundvitit.
Megjithatë, ëngjëjt më të njohur të linjës së veshjeve intime nuk kanë nevojë të presin aq gjatë për të reklamuar, së bashku me hiret e tyre të mrekullueshme, veshjet e firmës.
Lily Aldrige dhe Candice Swanapoel u shfaqën edhe një herë më shumë magjepëse, ndërsa "VS" lëshoi në treg këtë të mërkurë disa modele të reja.
Një Lamborghini në ujë!
45 vjet më parë, pronari i kompanisë Ferruccio Lamborghini porosti një varkë sportive Aquarama me 2-2 – 350GT dhe një motor V12. Tashmë ajo do të ketë mundësi të hidhet sërish në ujë, pasi pas një periudhe 3-vjeçare tashmë është restauruar plotësisht.
Lady Gaga publikon kopertinen e albumit!
Kur duhet edhe më pak se një muaj nga publikimi i “Artpop”,albumit të ri të këngëtares, Lady Gaga, pas një pritje të gjatë të fansave të saj, artistja ka publikuar kopertinën e diskut.
Kopertina është punuar nga skulptori, piktori dhe artisti amerikan, Jeff Koons.
“Rinohet” Benjamin Franklin, del 100 USD i pafalsifikueshëm
Rezervat Federale kanë nisur të martën shpërndarjen e kartëmonedhës së re 100-dollarëshe nëpër ba-nka, e cila është prodhuar me teknologji të lartë që e bën atë pothuajse të pafalsifikueshme.
Iglesias, 28 mln dollarë për një vilë
Ndonëse lidhja 12-vjeçare midis Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova duket se është futur në një moment krize, këngëtari vazhdon të planifikojë të ardhmen e tij përkrah ish-tenistesh.
Këtë e tregon investimi prej 28 milionë dollarësh i këngëtarit, për të blerë shtëpinë e ëndrrave, në të cilën është kujdesur që të ketë edhe një fushë tenisi për të dashurën e tij.
Dhurata e Mariah Carey për bashkëshortin
Nëse pyesni veten se kush është dhurata e ditëlindjes që ka përgatitur Mariah Carey për bashkëshortin e saj Nick Cannon, i cili mbushi 33 vjeç, duhet vetëm të kontrollojë profilin në Twitter të këngëtares.
Mariah ka postuar një foto provokuese me të brendshme dhe këtë foto e ka shoqëruar me përshkrimin: “Gëzuar ditëlindjen! Po të pres zemra ime!!!!”.Jemi të bindur se pasi ka parë këtë postim, këngëtari Nick Cannon ka shkuar me vrap në shtëpi.
Scherzinger, gjithmonë në formë
Kujdesi ndaj vetes, dietat e përzgjedhura dhe ushtrimet e përditshme të jogës japin efekte të qarta në trupin e Nicole Scherzinger.
Një ditë më parë, 35-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e mediave rozë duke shfaqur në një video për llogari të një spektakli britaniktë ngjashëm me "The Voice" linja të jashtëzakonshme në një plazh të Antiguas.
Sylvie harron tradhëtinë e Van der Vaart
Sylvie van der Vaart kaloi së fundmi një vit të vështirë, në të cilën u divorcua nga bashkëshorti futbollist Rafael, të cilin e zbuloi në shtrat me miken e saj më të mirë.
Megjithatë, modelja holandeze është e vendosur që të mos lejojë ndarjen që të vazhdojë ta mbajë peng për një kohë të gjatë.
35-vjeçarja, në Majemi me të birin Damian, dukej tërësisht e ndarë nga e shkuara e saj e turbullt, ndërsa shijoi rrezet e Diellit, duke shfaqur edhe një herë më shumë linjat e saj të mrekullueshme.
Bar, tjetër dhuratë për fansat
Si një prej supermodeleve më të famshme në botë, Bar Rafaeli mund të krenohet me një "ushtri" admiruesish në të gjithë botën.
Megjithatë, 28-vjeçarja është një prej admirueseve më të mëdha të vetvetes, siç tregojnë seritë e fotove me të njëjtin subjekt, të fokusuar në linjat e saj, që vetë izraelitja publikon pothuajse në mënyrë të përditshme në "Instagram".Në një foto të publikuar të hënën, Bar tregonte trupin e saj me bikini, me një status: "Ujrat izraelite + malet jordaneze = fundjavë perfekte".
Scherzinger, një gjykatëse sexy
Mesazhi i Nicole Scherzinger, transmetuar në një talent-show britanik i ngjashëm me "The Voice", kishte si qëllim që të afronte të interesuarit që të merrnin pjesë në program dhe të punonin me të.
Megjithatë, pak do të kenë dëgjuar përmbajtjen e videos, në të cilën 35-vjeçarja shfaqi linjat e saj të mrekullueshme.E filmuar në Antigua, video e gjykatëses me bikini të bënte tërësisht për vete mes bukurive te ishullit te Karaibeve dhe gjykateses sexy, ndërsa më shumë se sa vetë spektaklit, i bënte reklamë këngëtares së famshme.