Iglesias, 28 mln dollarë për një vilë

Postuar në 08 Tetor, 2013 15:46

Ndonëse lidhja 12-vjeçare midis Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova duket se është futur në një moment krize, këngëtari vazhdon të planifikojë të ardhmen e tij përkrah ish-tenistesh. 

Këtë e tregon investimi prej 28 milionë dollarësh i këngëtarit, për të blerë shtëpinë e ëndrrave, në të cilën është kujdesur që të ketë edhe një fushë tenisi për të dashurën e tij.

Ndërkohë, banesa rezidenciale e shtrirë në një truall prej 6 mijë metrash katrorë, në Sabal Palm Road pranë Majemit, përfshin dy kate banimi, palestër, pishinë e shumë ambiente të tjera të mrekullueshme.

Midis akseseve të kësaj vile ëndrrash, përfshihet edhe një mol i vogël, në të cilin mund të ankorohet jahti i Iglesias. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.