Naked City

Assad: Nobelin për Paqe duhet ta kisha fituar unë!

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:36

Diktatori sirian, Bashar al-Assad i tha një gazete libaneze pro regjimit se Çmimin Nobel për Paqen duhet ta kishte marrë ai.
Çmimi iu dha javën e kaluar Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).
” Ky çmim duhet të më ishte dhënë mua”, tha Assad, me shaka, kur intervistuesi i komunikoi atij fituesin e vërtetë të Çmimit Nobel.
Diktatori është fajësuar gjerësisht për një sulm me armë kimike ndaj popullit të tij më 21 gusht, ku mbetën të vrarë më shumë se 1.400 njerëz.

Kim Kardashian: “Unë do të jem mamaja më joshëse”

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:35

“Unë do të jem mamaja më joshëse”

Kjo ka qenë fjalia e cila është bërë titulli i shumë artikujve që kanë folur për Kim Kardashian. E dashura e rapperit Kanye West ka pohuar në episodin e “Këping Up With Kardashians” se nuk është ndjerë mirë për kilet që ka shtuar gjatë shtatëzanisë. Por i ka rrëfyer dy motrave të saj Kourtney dhe Khloe se sapo të rifitojë format e dikurshme do të bëjë disa foto tërësisht e zhveshur.

Dasma madhështore e Pherall Williams

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:34

Ai është një ndër këngëtarët më të njohur të skenës muzikore por edhe më të preferuar gjithashtu.

Bashkëpunimi i tij i fundit ka qenë ai i cili arriti t`i rrëmbente në mënyrë të menjëhershme zemrat publikut, së bashku me këngëtaren e rrymës hip hop Nicki Minaj dhe jo vetëm me kolegun por edhe mikun e tij prej vitesh krijuesin e hitit ` Just A Dream `Nelly. Bëhet fjalë për tekstshkruajtësin Pharell Williams, i cili bëhet me dije se sapo është martuar me të dashurën e tij , që ndan një lidhje disavjeçare Helen. Dasma u zhvillua në Florida dhe ishte e jashtëzakonshme.

Bashkëpunimi i radhës Tatum-Hill

Postuar në 14 Tetor, 2013 06:29

Channing Tatum dhe Jonah Hill kanë nisur të shtunën xhirimet për filmin ‘22 Jump Street’ pas suksesit që pati bashkëpunimi i tyre i parë në ‘21 Jump Street’. 

Rihanna, vizitë në kopshtin zoologjik

Postuar në 14 Tetor, 2013 06:27

Rihanna ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut në kuadër të turit të saj botëror të koncerteve ‘Diamond World Tour’ dhe përfitoi nga rasti për të vizituar kopshtin zoologjik të Johanesburgut. 

Këngëtarja 25-vjeçare ka pozuar me një gepard të vogël dhe me një xhirafë.
Rihanna do të performojë përpara publikut afrikano-jugor pasi përfundoi koncertet në Australi dhe Zelandën e Re.

Michael Douglas ka gënjyer për llojin e kancerit

Postuar në 13 Tetor, 2013 06:39

Aktori Michael Douglas ka rrëfyer se ka gënjyer për tipin e tumorit prej të cilit ai ka vuajtur për një kohë të gjatë. Britanikja ‘Daily Mail’ shkruan se aktori e ka bërë gjithçka për të mos prishur turin e promovimit të filmin ‘Wall Street: paraja nuk fle kurrë”. 

Fituesi i dy çmimeve Oskar ka pranuar se në të vërtetë sipas diagnozës bëhej fjalë për kancer në gjuhë dhe jo në fyt, ashtu siç ka bërë të ditur aktori tre vite më parë. 

Jenner: Unë, një supermodele e ardhshme

Postuar në 13 Tetor, 2013 06:37

Një tjetër anëtare e familjes Kardashian është duke ngjitur shkallët e karrierës, por jo në të njëjtën mënyrë siç u bë e famshme Kim, nëpërmjet një “reality-shoë” që vendos në qendër të vëmendjes jetën e saj familjare. 

Kushërira e saj 17-vjeçare, Kendall Jenner ka si ëndërr që të arrijë një ditë të ngjitet në pasarelë për “Victoria’s Secret”, duke u shndërruar në një “ëngjëll” të kompanisë prestigjioze të modës.

Vanessa Hugdens: “Nuk më pëlqejnë festat dhe lëndët narkotike”

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:26

Edhe pse ajo është një nga personazhet më të famshëm të botës së televizionit asnjëherë nuk kemi dëgjuar të ketë rënë pre e lëndëve narkotike ose skandaleve të ndryshme dhe në një intervistë të dhënë ajo ka dhënë një shpjegim lidhur me gjithçka.

Pasi ka bërë disa foto të mrekullueshëm për “Cosmo and Campus”, aktorja ka dhënë një intervistë ekskluzive. Në fotografitë e bëra ajo shfaqet me një look natyral. Vanessa gjithnjë ka pohuar se asnjëherë nuk i ka pëlqyer të dalë nga thjeshtësia dhe të shfaqet kudo me tualet ose veshje të ngarkuara.

Binjaket seksi Penelope dhe Monica Cruz

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:25

Aktorja e njohur Penelope Cruz dhe motra e saj binjake, Monica Cruz i kanë bërë të gjithë që te drejtojnë sytë nga ato mbrëmë në Londër gjatë një darke. Të dyja motrat, të cilat ngjajnë shumë me njëra tjetrën ishin veshur me të zeza dhe dukeshin mjaft tërheqëse.

Steven Seagal, spot për armët ruse

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:22

Heroi amerikan i filmave aksion, Steven Seagal nuk mund të qëndrojë larg objektivit të telekamerës.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City