Assad: Nobelin për Paqe duhet ta kisha fituar unë!

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:36

Diktatori sirian, Bashar al-Assad i tha një gazete libaneze pro regjimit se Çmimin Nobel për Paqen duhet ta kishte marrë ai.
Çmimi iu dha javën e kaluar Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).
” Ky çmim duhet të më ishte dhënë mua”, tha Assad, me shaka, kur intervistuesi i komunikoi atij fituesin e vërtetë të Çmimit Nobel.
Diktatori është fajësuar gjerësisht për një sulm me armë kimike ndaj popullit të tij më 21 gusht, ku mbetën të vrarë më shumë se 1.400 njerëz.
Inspektorët e armëve të OKB-së kanë konfirmuar se ka patur një sulm kimik, por nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojë përfundimisht se kush e ka patur fajin për këtë, regjimi apo rebelët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.