Naked City
Jennifer Lopez i jep fund lidhjes me Casper Smart
Jennifer Lopez është ndarë nga Casper Smart pas dy vitesh lidhjeje. Çifti me diferencë të madhe në moshë i ka dhënë fund romancës “pas debateve të forta” mes tyre.
Sipas revistës “Star”, këngëtarja 44-vjeçare e ka përzënë nga shtëpia balerinin 26-vjeçar, ndërsa media të tjera publikojnë se çifti nuk është ndarë, por do të ndahet së shpejti.
“Gjërat nuk po shkojnë mirë për momentin. Është e qartë që ata janë të acaruar me njëri-tjetrin”, tha një burim tjetër.
West, propozim në stadiumin e marrë me qira
35-vjeçari Kanye West i bëri një dhuratë të veçantë bashkëshortes së tij Kim Kardashian, me rastin e 33-vjetorit të saj të lindjes.
Kim Kardashian : " Kanye duhet të mendojë se jam tërheqëse "
Bukuroshja 33-vjeçare e cila është nëna e një e vajze 4 muajshe, shpjegoi për “The Sunday Times” se kilogramët e shtatëzanisë ishin shqetësimi i saj kryesor , dhe kjo jo për komentet që do t`i bënte publiku. Kim u tregua shumë e drejtpërdrejtë dhe e hapur në këtë intervistë duke pohuar se shqetësimi i saj kryesor qëndronte në atë që i dashuri i saj Kanye do të mendonte.
Viktoria tregon ‘truket’ e stilit te saj
Anglezes Viktoria Beckkam duket se nuk i mungon asgjë. Ka një bashkëshort të lakmuar nga shumë femra, si David, konsiderohet një sekssimbol dhe ka 4 fëmijë. Megjithatë ajo nuk ndalet.
Për suplementin ‘Moda” të gazetës “La Repubblica” Viktoria ka treguar se si e ka nisur rrëfimin e saj lidhur me sipërmarrjen në fushën e modës. “Dëshiroj që veshjet e koleksionit tim të jenë më të buta, të bazohen tek shijet e mia, të jenë rrobat që do të doja të vishja unë sot”.
Laetitia Casta, nudo në xhami
Projektimi i një videoje provokuese në një ish-xhami të Selanikut, në kuadër të Bienales së Artit që po mbahet në këtë qytet, ka shkaktuar një reagim të ashpër në komunitetin msyliman të Greqisë dhe në Turqi.
Videoja konsiderohet “erotike”, pasi imazhet sugjerojnë se interpretuesja femërore është nudo dhe për rrjedhojë është hequr nga ekspozita.
Pavarësisht se xhamia e Alaca Imaret nuk është një objekt kulti prej 100 vjetësh, disa eksponentë të Shoqatës Islamike për Arsimim dhe Kulturë e kanë kritikuar ashpër pranin ë e veprës brenda saj.
Digjet plotësisht shtëpia ku lindi kurtizanja spiune, Mata Hari!
Ka përfunduar në shkrumb dhe hi shtëpia e spiunes më të famshme të Luftës së Parë Botërore, e njohur si Mata Hari (Margaretha Geertruida “M’greet”Zelle MacLeod). Një burrë humbi jetën nga zjarri që shkatërroi plotësisht shtëpinë në Leeuwarden, një qytet i vogël 140 km në veri të Amsterdamit. Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i panjohur. Bija e tregtarëve, e cila më vonë do të bëhej shumë e famshme në të gjithë botën,sidomos për lidhjet e saj me serën e lartë, u lind në këtë shtëpi më 7 gusht të vitit 1876.
Brenda mureve të Kate, William dhe Prince George!
Këto fotografi nuk janë një depërtim i rrallë në jetën e çifti mbretëror, Kate dhe William, por një punë e artistit Alison Jackson, i cila është e njohur për prodhimet e saj shumë origjinale.
Këto fotografi sjellin një vështrim imagjinar zbavitës, me ane te aktoreve, mbi atë se çfarë ndodh brenda mureve të shtëpisë së Kate dhe William, që kur ata janë bërë prindër të një djali. Kjo javë është mjaft e veçantë për familjen dhe Prince George, pasi ai pagëzohet këtë të mërkurë.
Kanye West i grisen pantallonat në skenë!
Mbase nuk ishin qepur mirë, por Kanye West ka bërë një figurë jo fort të mirë në shfaqjen e tij të fundit, pjesë e turit të tij “Yeezus”. Ndërsa mijëra fansa kishin shkuar për ta ndjekur në skenë, pantallonat e tij morën një të çarë të madhe në pjesën e poshtme, ndërsa ai interpretonte.
Cyrus nuk heq dorë nga bikinit
Miley Cyrus është shndërruar në një sensacion në mediat botërore, duke bërë bujë nëpërmjet zhveshjeve të saj publike.
20-vjeçarja, ndonëse arriti efektin e dëshiruar për të vendosur veten në qendër të vëmendjes, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo mënyrë e të bërit bujë dhe pavarësisht se jemi në Tetor, u rikthye të publikojë imazhe me bikini.
Njëkohësisht, Cyrus rikthehet provokuese edhe në videoklipin e këngës së saj të re, në të cilën shfaqet e “veshur hollë”, e futur në një valixhe e në pozicione të tjera joshëse.
“Tigri” Katy Perry
Një profesioniste e muzikës, por edhe e kostumografisë.
Katy Perry shkëlqeu në arenën e një programi muzikor të ngjashëm me “The Voice” në Britani, kur u ngjit të dielën në skenë e veshur si një tigër.
28-vjeçarja, e cila prezantoi këngën e saj të re “Roar”, ishte në gjendje që me performancën e saj të shkëlqyer të ngrinte në duartrokitje jo vetëm publikun e pranishëm, por edhe të një dive tjetër të muzikës, Nicole Scherzinger.