Naked City

Hallouini i Miley Cyrus

Postuar në 31 Tetor, 2013 10:08

Pritej që Miley Cyrus të zgjidhte një kostum jo të frikshëm për Hallouin, por provokues dhe pikërisht kështu ka ndodhur.

Këngëtarja 20-vjeçare, e cila kohët e fundit ka bërë shumë të flitet për të me performancat “e nxehta” dhe videoklipet krejtësisht nudo, ka zgjedhur që të vishet si Lil Kim në MTV Video Music Awards të vitit 1999.Në mënyrë që veshjen e saj ta shihnin të gjithë fansat e saj nëpër Botë, Cyrus postoi disa foto në Instagram dhe Twitter.

Agdal rishfaqet mbrësëlënëse

Postuar në 31 Tetor, 2013 10:06

Në një intervistë të publikuar rishtaz, Max George, këngëtari i grupit "The Wanted" e konsideroi veten fatlum, pasi është i lidhur me vajzën më të bukur që ka parë ndonjëherë.

E dashura e tij, supermodelja Nina Agdal nuk zhgënjeu pritshmëritë dhe u rikthye të tregonte arsyet se përse ka fituar këtë vlerësim prej partnerit të saj dhe shumë meshkujve të tjerë në të gjithë botën.21-vjeçarja, për llogari të firmës "Victoria's Secret" u shfaq më e bukur se kurrë në këto imazhe të reja të publikuara këtë të mërkurë.

Hapet tuneli nën Bosfor!

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:54

Quhet Marmaray por shtypi turk e ka quajtur ‘ Silk Road 2,0. Është tuneli në ujërat e Bosforit, 32 metra I thellë, i cili lidh për të parën herë dy kontinente, Azia dhe Europa. Projekti ka nisur para 9 vitesh dhe sot është hapur zyrtarisht në prani të kryeministrit turk dhe Japonisë, Rexhep Tajip Erdogan e Shinzo Abe.

Rihana dhe Snoop Dogg tymosin bashkë marijuanë!

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:52

Nuk është më sekret që Rihana pëlqen të tymosë marijuanë. Në orët e hershme të së martës, Rihana kampostuar në rrjetet sociale jë fotografi duke ndarë një cigare të dyshimtë me reperin e njohur, Snoop Dogg.

Lirohet pas dy vitesh burg, mjeku i Michael Jackson!

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:50

Mjeku i Michael Jackson, Conrad Murray është ribashkuar me djalin më të vogël, nga shtatë fëmijët e tij këtë të hënë, vetëm disa orë pasi ai është liruar nga burgu në heshtje.
Ai festoi orët e para të lirisë me të, pas dy vitesh vuajtje dënimi. Murray u dënua për vrasjen e superstarit të muzikës POP, Michael Jackson pas një mbidoze të fuqishme anestezioni.

Tatuazh i ri për Selena Gomezin

Postuar në 29 Tetor, 2013 15:48

Selena Gomez tregoi një formë të shkëlqyer dhe një tatuazh të ri në trupin e saj, ndërsa u fotografua në një ditë relaksi në Florida. 

Aktorja dhe këngëtarja e famshme frekuentoi një resort pranë detit, duke shfrytëzuar rërën dhe pishnën e tij së bashku me disa nga mikeshat e saj.

Njëkohësisht, në kofshën e saj të djathtë, Selena shfaqi një tatuazh të ri me gërma kursive, domethënia e të cilit nuk është shpjeguar ende nga Gomez. 

Bloom dhe Kerr rikthehen së bashku?!

Postuar në 29 Tetor, 2013 15:46

Orlando Bloom dhe Mirandak Kerr janë të vendosur të qëndrojnë miq pas ndarjes…ndoshta edhe pak më shumë. 

Aktori dhe modelja, që para pak ditësh zyrtarizuan “ndarjen miqësore” u fotografuan në rrugën e Nju Jorkut së bashku me djalin e tyre 2-vjeçar Flynn. 

Ish-bashkëshortët kanë shëtitur të lumtur krah njëri-tjetrit, ndërsa në një moment, në dalje të një restoranti ata edhe janë puthur.

Rihanna, pak plazh para koncertit

Postuar në 29 Tetor, 2013 15:45

Rihanna vendosi që para koncertit të saj në Izrael në kuadër të turit botëror “Diamonds” të bënte pak plazh në Detin e Vdekur. 

25-vjeçarja është fotografuar e qeshur dhe shumë e lumtur në prag të performancës në Tel Aviv, ditën e dielë.Rihanna do të zhvillojë koncert në Porto Riko dhe vendlindjen e saj Barbados para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm për vazhdimin e turit botëror.

Naomi Campbell kundër Victoria Beckham

Postuar në 29 Tetor, 2013 15:44

Naomi Campbell përvecse një supermodele prej vitesh në pasarelat më të famshme të globit, është shndërruar edhe në një prej aktivisteve më të zëshme në luftën kundër racizmit në industrinë e modës. 

Campbell këtë e tregoi edhe së fundmi kur telefonoi Victoria Beckham për t’i kërkuar llogari për mungesën e modeleve me ngjyrë në London Fashion Ëeek. Mes 30 modeleve të Victoria-s, vetëm njëra prej tyre ishte me ngjyrë.

“Femen” topless në mbështetje të grave në Arabinë Saudite!

Postuar në 29 Tetor, 2013 03:28

Aktivistet e grupimit radikal “Femen” kanë organizuar një demonstratë topless në mbështetje të një fushate që i lejon gratë në Arabinë Saudite të ngasin makinën.
Katër vajzat e grupimit u zhveshën para ambasadës së Arabisë Saudite në Berlin, ndërsa lëshonin slogane të ndryshme në mbështetje të fushatës. Vajzat kanë shpalosur slogane të tilla si, “Deve për burrat, makina për gratë” apo dhe “Liria nuk ka kufij”.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City