Naked City
Rihanna, një “rock star” e vërtetë
Rihanna duket mirë me çdo gjë veshur dhe këtë e tregon seti i saj më i fundit fotografik për revistën gjermane ‘032c’, ku provon një gamë të gjerë kostumesh shumë ndryshe nga njëri-tjetri.
Aniston dhe “look-u” i saj i ri
Disa ditë më parë, Jennifer Aniston tronditi të gjithë adhuruesit e saj me flokët e prera shkurt dhe ngjyrë të kuqe të errët.
Shumë prej tyre kritikuan zgjedhjen e aktores si të gabuar dhe i kërkuan rikthimin tek "look-u" i vjetër. Megjithatë sot zbulohet se nga është frymëzuar Aniston me vendimin e saj për të prerë flokët.Aktorja 44-vjeçare ka përshtatur pamjen e saj në realitet me atë të personazhit që luan në filmin e fundit të saj “We’re The Millers”.
Në njërën prej skenave të këtij filmi, Aniston bën rolin e një striptisteje me të brendshme të zeza.
Gruevski pret në takim shqiptarin që e qëlloi me vezë në Tiranë
Taulant Capa, i cili pati qëlluar me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski gjatë vizitës së tij në Shqipëri, i ka kërkuar ndjesë këtij të fundit.
Mediat në Maqdoni njoftojnë për një takim të Capës me Gruevskin, nga ku kanë dalë edhe fotografi.
Nuk dihet se çfarë e ka bërë Taulant Capën të ndryshojë mendje dhe te takohet me Gruevskin.
Alsat M thote se ka tentuar te komunikoje me Taulant Capen, por eshte e pamundur. Madje, pas ketij takimi, ai ka fshire edhe profilin e tij ne Facebook.
Puthja e një nëne
Bashkëshorti i saj, David Beckham, fluturoi në Nju Jork më parë gjatë javës për arsye pune.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Victoria nuk kishte me kë të shoqërohej në një ceremoni të ndarjes së disa çmimeve të modës në Londër.
39-vjeçarja u shoqërua nga i biri i parëlindur, Brooklyn, i cili tashmë ka lënë pas në shtat nënën dhe pret të kalojë edhe babane.
Victoria, e bërë fillimisht e famshme si këngëtare e grupit “Spice Girls”, tashmë ka si profesion të parë të jetës së saj punën e stilistes.
Beyonce ndryshon stil
Beyonce është një prej atyre këngëtareve që i pëlqen ndryshimi në skenë dhe në një koncert të zhvilluar të martën në Adelaide, Australi, 32-vjeçarja prezantoi modifikimin e ri që i ka bërë pamjes së saj.
Këngëtarja u ngjit në skenë me një stil të ri flokësh, shumë më të shkurtër nga më parë.
Pavarësisht këtij ndryshimi, shfaqja e Beyonce ishte po aq entuziasmuese sa përherë.
Agdal: Nuk e di se çfarë është dashuria
I dashuri i saj, këngëtari Max George, e konsideroi supermodelen Nina Agdal si vajzën më të bukur që ka parë ndonjëherë.
Megjithatë, 21-vjeçarja nuk i përgjigjet dashurisë së tij në të njëjtën mënyrë, ndërsa në një intervistë të sapopublikuar në revistën "Ocean Drive", danezja tha: "Jam shumë e re për të ditur se çfarë është dashuria".Ndërsa karriera e supermodeles është në fluturim, ish-e dashura e këngëtarit të "Maroon 5", Adam Levine, shtoi se nuk dëshiron që të rrëmbehet më shumë nga sa duhet prej ndienjave.
Kalendari i “nxehtë” i Kylie Minogue
Është një ikonë e muzikës botërore me rreth 20 vite karrierë mbi supe, por Kylie Minogue duket si një modele e vërtetë në pozat për kalendarin e saj të vitit 2014.
45-vjeçarja ka pozuar me bikini në disa nga fotot duke treguar format e saj që janë fryt i dietave dhe seancave stërvitore.Kylie Minogue aktualisht po punon për këngët e reja të albumit të 12 që do të dalë në treg vitin e ardhshëm.
Njëkohësisht do të jetë e zënë me rolin e trajneres në programin e talenteve të reja The Voice UK.
Jamie Alexander “eklipson” premierën e ‘Thor 2’
Në Hollivud u dha premiera e filmit ‘Thor: The Dark World’ dhe ishte Jamie Alexander aktorja që la në hije të gjithë kastin e filmit me fustanin e saj që të linte me gojë hapur.
Miley Cyrus kërkon rikthimin me Liam Hemsworth
Dy muaj pas ndarjes, që pasuan skandale “të mëdha”, Miley Cyrus kërkon rikthimin me aktorin Liam Hemsworth.
Miq të këngëtares të cituar nga mediat amerikane thonë se ajo i ka dërguar një letër të hapur aktorit australian ku i kërkon tërthorazi ndjesë si dhe një takim. “Ajo është e vendosur që të takohet me Liam, qoftë për të parë mundësinë e rikthimit së bashku, qoftë për të mbyllur gjithcka, dhe këtë kërkon ta bëjë me ish-in e saj përballë”, thotë një burim pranë këngëtares.
Katy Perry, “mbretëresha e Twitter”
Me më shumë se 46.5 milion ndjekës (followers), Katy Perry është shndërruar në mbretëreshën e re të rrjetit social Twitter.
Numri i adhuruesve të këngëtares amerikane është rritur në shifra marramendëse muajt e fundit, ndërsa në ditët e para të nëntorit ajo zbriti nga froni Justin Bieber që mbante vendin e parë përsa i përket numrit të ndjekësve në botën e muzikës.Vetë idhulli i adoleshentëve e mbajti këtë pozicion për thuajse 3 vjet, që nga 2010 kur kaloi Lady Gaga-n në krye të këngëtarëve me më shumë ndjekës në këtë rrjet social.