Naked City

Bieber e përzënë nga hoteli

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:54

Justin Bieber përfundoi i përzënë nga një hotel në të cilin po qëndronte në Buenos Aires, pasi qëndrimi i tij i krijoi probleme të shumta të tjerëve që pushonin në këtë hotel.

Reese ul çmimin e shtëpisë me 4 milionë $

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:51

Reese Witherspoon uli me katër milionë dollarë pretendimet e saj, deri në shitjen e supervilës që zotëronte në Ojai, Kaliforni.

Aktorja 37-vjeçare vendosi çmimin e 10 milionë dollarëve për këtë pronësi, e cila shtrihet në një truall të gjerë, ku në mes qëndron një vilë dykatëshe e punuar me gurë të latuar në mënyrë artizanale, rrethuar nga një pishinë e një oborr me gjelbërim.Vila, një orë me makinë nga Los Anxhelosi, në përfundim u shit për vetëm 5,9 milionë dollarë, pasi çmimi u ul në mënyrë të vazhdueshme deri në paraqitjen e një oferte.

Miley Cyrus shokon Amsterdamin

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:43

Është shndërruar në ikonën e “showbiz”-it dhe Miley Cyrus nuk kishte si të zhgënjente në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të MTV Europe për vitin 2013, të dielën në mbrëmje. Këngëtarja 20-vjeçare përforcoi edhe më tej reputacionin e saj si “vajza e keqe” e muzikës pop duke u shfaqur shumë pak e veshur dhe duke tymosur një cigare të dyshimtë në skenë. Duke marrë parasysh se mbrëmja u zhvillua në Amsterdam, mund ta marrim me mend se për çfarë bëhej fjalë.Në këtë event muzikor ishin të pranishëm edhe Katy Perry, Ellie Goulding, Iggy Azalea, Rita Ora etj.Ja çmimet e MTV Europe për vitin 2013:

Filmi i ri i Jennifer Lopez

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:40

Jennifer Lopez është nga ato femra që duket seksi edhe e veshur me një pulovër e xhinse.

Këngëtarja dhe aktorja latine po xhiron skenat e filmit të saj të ri me titull ‘The Boy Next Door’ (Fqinji), ku do të interpretojë rolin e një nëne të divorcuar që nis një marrëdhënie me fqinjin e saj adoleshent.Në momentin që vendos t’i japë fund kësaj marrëdhënieje, ajo bëhet objekt i fiksimit të adoleshentit dhe ngjarjet marrin një kthesë të rrezikshme.

Filmi ka regjinë e Rob Cohen dhe pritet të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.

Lady Gaga dhe fustani fluturues

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:39

Lady Gaga nuk resht së habituri fansat e saj. Atëherë kur mendohej se nuk kishte më veshje që këngëtarja 27-vjeçare nuk kishte provuar, Gaga është shfaqur me një fustan fluturues në festën e lançimit të albumit të saj të ri me titull ARTPOP.

Fustani quhet Volantis dhe është prodhuar nga TechHaus, dega teknologjike e Haus of Gaga. Për këtë fustan të rrallë është punuar plot 2 vjet.Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se objektivi i saj i radhës është të zhvillojë një koncert në hapësirë.

“Mendohuni mirë para se të martoheni”

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:37

Në kohën që është në procedurat e divorcit, Clint Eastwood ka filluar të japë këshilla për ata që kanë ndërmend të martohen.

I pyetur nga një gazetar i TMZ-së, 83-vjeçari tha shkurt dhe qartë: “Mendohuni mirë para se të martoheni.”

Legjenda e kinematografisë është ndarë në muajin qershor nga bashkëshortja e tij Dina pas 17 vitesh martesë.Cifti ishte martuar në 31 mars 1996.

“Miss Univers 2013”

Postuar në 10 Nëntor, 2013 15:29

Miss Universi 2013 është Maria Gabriela Isler nga Venezuela, e cila mundi me bukurinë e saj 85 konkurruese nga e gjithë bota.

Ishin momente jo të lehta për Isler, e cila kishte shtrënguar duart me Miss Spanjën, Patricia Yurena Rodriguez, në pritje të shpalljes së emrit fitues.Miss Venezuela u shpreh e shokuar, që kishte fituar ndaj shoqes së saj, me të cilën kishte ndarë dhomën në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, ku dhe u zhvillua konkursi i bukurisë.

Courtney Stodden: Jam single dhe jam sërish në treg

Postuar në 10 Nëntor, 2013 09:50

Pak vite më parë ajo mbushi faqet rozë të medias.

Ishte vetëm 16 vjeç dhe vendosi që të martohej me një burrë që ishte plot 51 vjeç.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe modelen Cortney Stodden, që u martua me aktorin Doug Hutchinson, i famshëm për rolin e tij në serialin Lost.

Por dy vjet e gjysëm më pas, ajo është single dhe sërish në treg.

Ajo është fotografuar të premten në rrugët e Los Angelos.

Duket se ajo po bëhet gati për një lidhje të re, ndërsa ka pranuar për mediat se ndarja me burrin e saj ka qenë miqësore.

Ky fustan tregon vërtet më shumë se ç’duhet

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:51

Modelja britanike, Abbey Clancy, bashkëshortja e futbollistit Peter Crouch, veshi një fustan befasues në aktivitetin e organizuar nga Julien MacDonald, të titulluar “Fashion for The Brave”.

E në fakt Abbey Clancy kishte treguar shumë nga trupi i saj me këtë fustan që ishte stiluar me logot e flamurit britanik.

Biografia e Tyson: Kam bërë aq shumë seks në burg

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:47

Ish- boksieri Mike Tyson ka publikuar autobiografinë e tij, të titulluar “E vërteta e padiskutueshme”.

Njeriu i hekurt tregon në këtë libër të gjithë udhëtimin e karrierës së tij, që i dha plot 300 milion dollarë, por që tani është aq trokë, sa shpreson se ky libër do e ndihmojë të paguajë taksat.

Në libër ai tregon se në burg ka bërë aq shumë seks me femra të ndryshme vizitore, sa nuk kishte mundësi as të bënte më stërvitje.

Madje thotë se ka shkuar edhe me një femër që i ishte caktuar si këshilltare për çështjet e drogës në burg.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City