Biografia e Tyson: Kam bërë aq shumë seks në burg
Ish- boksieri Mike Tyson ka publikuar autobiografinë e tij, të titulluar “E vërteta e padiskutueshme”.
Njeriu i hekurt tregon në këtë libër të gjithë udhëtimin e karrierës së tij, që i dha plot 300 milion dollarë, por që tani është aq trokë, sa shpreson se ky libër do e ndihmojë të paguajë taksat.
Në libër ai tregon se në burg ka bërë aq shumë seks me femra të ndryshme vizitore, sa nuk kishte mundësi as të bënte më stërvitje.
Madje thotë se ka shkuar edhe me një femër që i ishte caktuar si këshilltare për çështjet e drogës në burg.
Jeta seksuale në libër është e detajuar në libër në mënyrë cinike, ndërsa femrat vërshojnë në çdo faqe.
Përjashtim bën Desiree Washington, bukuroshja që e akuzoi për përdhunim e për të cilën ai bëri tre vite burg.
Këtë akuzë Tyson e mohon sërish.
“Si mund të përdhunosh dikë që të vjen në dhomën e hotelit në orën 2 të mëngjesit,” shkruan ai.
Ai thotë se në burg bënte seks aq sa nuk mund të dilte fare nga qelia për shkak të lodhjes.
Fillimisht ishin vizitoret, më pas një këshilltare për drogën, e cila u tregua e gatshme për seks menjëherë pasi Tyson i dërgoi 10 mijë dollarë për të rregulluar çatinë e shtëpisë.
Ai tregon edhe se si e ka terrorizuar gruan e tij të dytë, duke i thënë se kishte AIDS, kur në fakt nuk e kishte diçka të tillë.
Libri është i mbushur plot me rrëfime interesante për përplasjet e tij në ring, për paratë e shpenzuara, të humbura e të shpërdoruara.
Add new comment