Bieber e përzënë nga hoteli

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:54

Justin Bieber përfundoi i përzënë nga një hotel në të cilin po qëndronte në Buenos Aires, pasi qëndrimi i tij i krijoi probleme të shumta të tjerëve që pushonin në këtë hotel.

Në përfundim të turit të tij në Brazil, ku 19-vjeçari u pa duke dalë natën nga një shtëpi publike, Bieber udhëtoi për në Argjentinë, ku sapo u mësua emri i hotelit që do të qëndronte, një turmë prej qindra personash u mblodh përpara godinës duke kërkuar Justin.Nga kati i fundit i hotelit, Bieber doli për të përshëndetur fansat dhe në një përpjekje për t’i kënaqur ata në dy të natës, i këndoi një këngë me megafon.

Sipas “TMZ”, revistës së specializuar rozë, pas trazirave që shkaktoi me prezencën e tij, hotel “Faena” vendosi që t’i kërkonte të largohej nga ambientet e tij, duke shtrënguar këngëtarin që në fshehtësi, së bashku me 25 anëtarët e stafit që e shoqëronin të gjente një vendstrehim tjetër për atë natë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.