Courtney Stodden: Jam single dhe jam sërish në treg
Pak vite më parë ajo mbushi faqet rozë të medias.
Ishte vetëm 16 vjeç dhe vendosi që të martohej me një burrë që ishte plot 51 vjeç.
Bëhet fjalë për këngëtaren dhe modelen Cortney Stodden, që u martua me aktorin Doug Hutchinson, i famshëm për rolin e tij në serialin Lost.
Por dy vjet e gjysëm më pas, ajo është single dhe sërish në treg.
Ajo është fotografuar të premten në rrugët e Los Angelos.
Duket se ajo po bëhet gati për një lidhje të re, ndërsa ka pranuar për mediat se ndarja me burrin e saj ka qenë miqësore.
“Courtney u martua në një moshë të re. Tani, në moshën 19- vjeçare, ajo është e interesuar që të shijojë jetën si një e rritur e pamartuar- me lirinë për të eksploruar pavarësinë e saj,” thuhet në një deklaratë.
Add new comment