Naked City

Probleme me ligjin për Miley Cyrus

Postuar në 04 Nëntor, 2013 17:59

Pak ditë pas festës së Hellouinit, disa fotografi të publikuara në mediat amerikane treguan se Miley Cyrus ka kryer diçka të jashtëligjshme aë ditë.

Blake Lively: "Çokollata, sekreti im"

Postuar në 04 Nëntor, 2013 17:56

Blake Lively ka gjithçka dikush mund të ëndërrojë, një karrierë në Hollivud dhe një aktor nga më të njohurit në botë përkrah saj në martesë.

Megjithatë, ato që bien të parat në sy tek protagonistja e "Gossip Girl" janë format e saj të mrekullueshme, për të cilat e reja ka një sekret të veçantë: "Nuk bëj asgjë për t'u kujdesur për trupin", thotë ajo.Megjithatë, amerikania e ka me të vërtetë një sekret: "E nis gjithmonë ditën me një çokollatë të nxehtë dhe gjithashtu e mbyll me çokollatë. Më pëlqen dhe më bën të ndihem e lumtur".

SHBA nis punën për ndërtimin e avionit spiun hipersonik

Postuar në 04 Nëntor, 2013 08:16

Lockheed Martin ka nisur punën për të ndërtuar pasuesin e avionit spiun supersonik Blackbird SR- 71.

Avioni pa pilot SR- 72 do të arrijë një shpejtësi maksimale Mach 6- rreth 5800 kilometra në orë.

Sipas BBC, njësoj si paraardhësi, avioni SR- 72 do të kryejë misione vëzhgimi në lartësi të mëdha, por edhe mund të ngarkohet me armë për të qëlluar shënjestra.

Lockheed thotë se avioni do jetë në dispozicion në vitin 2030.

Seria Blackbird nisi fluturimin për herë të parë në vitin 1964 dhe shërbente në misione spiunazhi për Forcat Ajrore të SHBA deri në vitin 1998.

Bieber goditet me shishe gjatë koncertit në Brazil

Postuar në 04 Nëntor, 2013 08:14

Justin Bieber është goditur me një shishe uji gjatë një koncerti në Brazil dhe menjëherë pas kësaj 19-vjeçari është larguar nga skena për të mos u kthyer më.

Buzëqeshja e tmerrshme e Lady Gaga

Postuar në 04 Nëntor, 2013 08:13

Lady Gaga u paraqit me një buzëqeshje të tmerrshme ditën e dielë në YouTube Music Awards, event i zhvilluar në Nju Jork.

Këngëtarja 27-vjeçare kishte vënë një palë dhëmbë të mëdhenj dhe të frikshëm si një gjetje e re për të dalë para publikut.Gaga ishte veshur me një këmishë lëkure të zezë, ndërsa pantallonat i kishte “harruar” në shtëpi.

Ushtari sheh në FaceTime ndërsa i thernin gruan shtatzënë

Postuar në 03 Nëntor, 2013 14:50

Një grua nga Teksasi, SHBA, u godit disa herë më thikë nga një person që i hyri në shtëpi, ndërkohë që i shoqi i saj ushtar shikonte nga përtej oqeanit të gjithë skenën horror në video- chat, pa mundur të ndërhynte.

Rachel Poole, 31 vjeç, po fliste në FaceTime me të shoqin, Justin Pele Poole, kur një 19- vjeçar, që kishte hyrë në shtëpinë e saj, nisi ta godiste me thikë.

Gruaja e njohu agresorin dhe i thirri në emër. Ai i kishte para borxh të shoqit të saj.

Ajo u dërgua në spital me disa plagë thike dhe me fraktura në trup e fytyrë.

Celine Dion: “Isha si rosaku i shëmtuar”

Postuar në 03 Nëntor, 2013 14:46

Pas gjashtë vitesh nga albumi i fundit, Celine Dion nxjerr në treg me 5 nëntor “Loved Me Back To Life”. Në cd nuk mungojnë dy miq special të saj: Stevie Wonder (“Overjoyed”) e Ne-Yo (“Incredible”). Celine i këndon dashurisë, por edhe të kaluarës, kur ajo përkufizohej si “rosaku i shëmtuar”.

“Isha shumë e dobët, vishesha keq e zakonisht me rroba të dhuruara nga motrat e mia më të mëdha. Kisha veshë të mëdhenj, dhëmbë të këqij. Sigurisht që nuk isha ndër më populloret e shkollës dhe të gjithë dinë se sa të pamëshirshëm janë të rinjtë e asaj moshe”, tregon ajo për Io Donna.

Gisele Bundchen u rikthehet sfilatave pas dy vitesh mungese

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:32

Gisele Bundchen rikthehet në pasarelë pas dy vitesh mungese. Super modelja ka marrë pjesë në javën e modës në Brazil dhe i ka magjepsur të gjithë. Ajo ka lënë në “hije” koleget e tjera fal: klasit, elegancës dhe perfeksionit.

Ajo ka postuar disa fotot në Instagram gjatë sfilatës në San Paolo dhe menjëherë kanë vërshuar mijëra komente.

Katie Price mendon se është Whitney Houston

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:31

Britanikja problematike Katie Price mendon se i ngjan Whitney Houstonit por vetëm kur dehet.

Ish-modelja e famshme, e cila ka bërë disa përpjekje për të hyrë në botën e muzikës, ka një pajisje muzikore në shtëpinë e saj dhe kur kthehet nga klubet gjithmonë këndën këngët e preferuara të divës së ndjerë.

“Gjithmonë këndoj pesë këngë të Whitney Houstonit. Më pëlqen shumë. Kam një pajisje muzikore në shtëpinë time dhe shoqet gjithmonë më thonë, ‘Oh jo, Kate!’ Sepse i detyroj të gjithë që të ulen dhe të më shikojnë”, ka thënë ajo për revistën britanike “OK”.

Adoleshentja ruse shet virgjërinë për 30 mijë USD

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:28

Një adoleshente nga Rusia e shiti virgjërinë për më pak se 30 mijë dollarë.

18- vjeçarja Shatuniha e nxori në shitje virgjërinë në një faqe ankandesh.

Vajza nga Siberia madje propozoi edhe hotelin në qytetin Krasnoyarsk, ku do të paguhej përpara se të shkonte me mashkullin që paguante shumën.

Policia ruse thotë se nuk do të hetojë nëse ajo apo blerësi thyejnë ligjin në këtë rast.

“Kam nevojë urgjente për para, kështu që po shes gjënë më të shtrenjtë që kam,” shkruante ajo.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City