Celine Dion: “Isha si rosaku i shëmtuar”

Postuar në 03 Nëntor, 2013 14:46

Pas gjashtë vitesh nga albumi i fundit, Celine Dion nxjerr në treg me 5 nëntor “Loved Me Back To Life”. Në cd nuk mungojnë dy miq special të saj: Stevie Wonder (“Overjoyed”) e Ne-Yo (“Incredible”). Celine i këndon dashurisë, por edhe të kaluarës, kur ajo përkufizohej si “rosaku i shëmtuar”.

“Isha shumë e dobët, vishesha keq e zakonisht me rroba të dhuruara nga motrat e mia më të mëdha. Kisha veshë të mëdhenj, dhëmbë të këqij. Sigurisht që nuk isha ndër më populloret e shkollës dhe të gjithë dinë se sa të pamëshirshëm janë të rinjtë e asaj moshe”, tregon ajo për Io Donna.

Ajo tregon më pas se si muzika arriti ta shpëtojë. “Kur isha pesë vjeç kisha hipur në skenë: ishte strehëza ime, kur këndoja ndihesha e pranuar, njerëzit më shikonin dhe madje ndihesha e bukur”, thotë ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.