Katie Price mendon se është Whitney Houston

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:31

Britanikja problematike Katie Price mendon se i ngjan Whitney Houstonit por vetëm kur dehet.

Ish-modelja e famshme, e cila ka bërë disa përpjekje për të hyrë në botën e muzikës, ka një pajisje muzikore në shtëpinë e saj dhe kur kthehet nga klubet gjithmonë këndën këngët e preferuara të divës së ndjerë.

“Gjithmonë këndoj pesë këngë të Whitney Houstonit. Më pëlqen shumë. Kam një pajisje muzikore në shtëpinë time dhe shoqet gjithmonë më thonë, ‘Oh jo, Kate!’ Sepse i detyroj të gjithë që të ulen dhe të më shikojnë”, ka thënë ajo për revistën britanike “OK”.

“I them menaxherit tim gjatë gjithë kohës: ‘Të lutem më lejo të incizoj një këngë!’ Nuk është se dëshiroj të bëj karrierë. Nuk jam një pop-yll, por gjithmonë kam dashur të jem një modele dhe kur jam e dehur ngjajë me Whitney Houstonin”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.