Probleme me ligjin për Miley Cyrus

Postuar në 04 Nëntor, 2013 17:59

Pak ditë pas festës së Hellouinit, disa fotografi të publikuara në mediat amerikane treguan se Miley Cyrus ka kryer diçka të jashtëligjshme aë ditë.

Fotot e shkrepura gjatë mbrëmjes treguan se aktorja dhe këngëtarja e vendosur së fundmi në qendër të disa skandaleve me dëshirën e saj për një zhveshje gjithmonë e më të plotë në publik mbante qartësisht në dorë një shishe alkooli.Ngjitur me Miley, një mik i saj shihet gjithashtu qartësisht me një shishe uiski të hapur, ndërsa imazhet të lënë të besosh që protagonistja kryesore e serialit "Hannah Montana" ishte nën efektin e alkoolit në atë moment.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mosha minimale e lejuar për të konsumuar alkool është 21 vjeç.Si rrjedhojë e shkeljes së saj, Cyrus mund të përballet me një gjobë nga ana e autoriteteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.