Naked City

Vishuni si VIP-at për Halloween!

Postuar në 29 Tetor, 2013 03:26

Halloween është një traditë e cila ka nisur të përqafohet edhe në Tiranë prej disa vitesh. Po mendoni për maskat apo kostumet, këtu keni disa ide, nëse doni tu ngjani disa prej personazheve më të njohur të botës së showbiznesit.

Ceremonia ekstreme e martesës

Postuar në 29 Tetor, 2013 03:23

Një çift kinez kanë vendosur të kurorëzojnë martesën e tyre gjatë një ngjitje në malin Liuzhous në Kinë.

Swanapoel me reçipetat 10 milionë dollarë

Postuar në 28 Tetor, 2013 16:28

Candice Swanapoel do të jetë modelja që do të përqendrojë më shumë vëmendjen e publikut gjatë sfilatës madhështore të përvitshme që "Victoria's Secret" do të realizojë në 10 Dhjetor.

Doutzen: Ndihem fajtore për bukurinë time

Postuar në 28 Tetor, 2013 16:25

Supermodelja e "Victoria's Secret", Doutzen Kroes, pranoi për herë të parë se puna e saj mund të ketë efekte anësore tek vajzat e reja në vetbesimin e tyre.

Stuhia në Britani, dëmtohen banesat, anulohen qindra fluturime

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:13

Qindra fluturime te pezulluara ne Londer, pas stuhise qe shkuli peme, beri detin te palundrueshem, dhe fluturimet te pamundura.

Shume shtepi kane mbetur pa energji eletrike, nderkohe qe banoret jane tmerruar nga studia e forte qe demtoi banesat e tyre.

Martohet me gruan 0.8 metër më të shkurtër

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:09

Sultan Kosen është 2.4 metra i gjatë, konsiderohet si mashkulli më i gjatë në botë. Më në fund ka gjetur dashurinë me një grua rreth një metër më të shkurtër se vetja. Ai ka duar 27.5 cm dhe këmbë 36.5 cm, Kosen ka kërkuar një grua për të kaluar jetën prej një kohe të gjatë, por lartësia e tij prej gjigandi ka qenë një pengesë e madhe. Bashkëshortja e tij, edhe pse një femër me trup të gjatë, duket si xhuxhe përpara tij. E fejuara e tij është Merve Dibo, 1.76 m e gjatë.

Olivia Wilde pret fëmijën e parë

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:08

Në fillim të këtij viti pranoi se po priste me padurim të krijonte familje dhe tashmë dëshira e Olivia Wilde është bërë realitet. Aktorja dhe i fejuari i saj Jason Sudeikis po presin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Malajzi, anulohet koncerti i Ke$ha-s

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:07

Një koncert i këngëtares amerikane Ke$ha është anuluar nga autoritetet malajziane, që thonë se ky koncert do të ishte në kundërshtim me kulturën dhe besimin e vendit.

Koncerti do të mbahej të shtunën në Kuala Lumpur dhe organizatorët janë lajmëruar se koncerti nuk do të zhvillohej fare vetëm një ditë para tij edhe pse Ke$ha kishte pranuar të ndryshonte tekstin dhe veshjen e saj për performancën para publikut vendas.Vetë këngëtarja shprehu mërzinë në Twitter për anulimin e koncertit: “Nuk më lejuan të këndoja. Unë do të dilja në skenë gjithsesi, por më kërcënuan me burg.”

Lady Gaga, krejtësisht nudo para publikut

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:06

Jemi mësuar të na habisë me veshje të çuditshme dhe Lady Gaga kishte zgjedhur një kostum fantazme për një performancë të shkurtër në një festë me maska ditën e premte, por çudia ndodhi kur këngëtarja e hoqi kostumin dhe vazhdoi këngën krejtësisht nudo para të pranishmëve.

Kohët e fundit 27-vjeçarja ka thënë për ‘The Indipendent’ se çdo këngë dhe veshje e saj e kanë një kuptim. Mbetet për t’u kuptuar se kush është kuptimi i të kënduarit pa veshje fare.

Lady Gaga aktualisht po përgatitet për lançimin e albumit të saj të tretë ARTPOP, i cili do të dalë në treg më 11 nëntor.

Françeska kësaj here guxon me prekje intime

Postuar në 27 Tetor, 2013 14:56

Përfundimisht fotografitë e bëjnë të ndihet në qiellin e shtatë Françeska Jaçen, vajzën nga Vlora, që spikati për pamjen dhe tipin e saj në “Big Brother 6”. 20-vjeçarja bionde, pas ekspozimit të linjave të saj të bukura në foto artistike, ku shfaqej gjysmë e zhveshur në prani edhe të një vajze tjetër, këtë herë ka guxuar edhe më shumë. Në një set fotografish për revistën “Kosovarja”, të realizuara nga fotografi Juxhin Kurti, Françeska paraqitet në një foto me fustan të bardhë, ndërsa provokon me prekje në gjoks.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City