Naked City
Aktorja feston 70 vjetorin: Edhe 100 Roza Anagnosti!
Urime te shumta ne 70 vjetorin e lindjes ka marre sot aktorja e njohur Roza Anagnosti.
“Një ditë me emocione të veçanta sot në 70 vjetorin e yllit të kinemasë dhe teatrit shqiptar. Nëse doni t’i jepni një emër te perbashkët talentit, inteligjencës, elegancës, bukurisë, fisnikërisë dhe modestisë, quajeni: Roza Xhuxha Anagnosti”- shkruan ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro per te.
Urime ka bere edhe kreu i bashkise se Tiranes dhe kryetari i PD-se, Lulzim Basha, duke vleresuar rolin dhe kontribuin e saj per artin.
Bukuri “helmuese” e Rihannas
Jemi mësuar ta shohim shpesh duke pozuar provokuese, por seti i ri i fotografive të Rihannas për revistën britanike “GQ” shkon përtej fantazisë. 25-vjeçarja është Meduza e ditëve tona.
Të paktën kështu “pretendon” revista britanike “GQ” në setin fotografik të radhës të 25-vjeçares, transmeton TCH.
Bukuroshja nga Barbadosi, ashtu si perëndesha e mitologjisë greke, në vend të flokëve ka gjarpërinj, ndërsa pozon thuajse lakuriq me një piton që mban në dorë.
Fotot janë shkrepur në Greqi, pas kthimit të këngëtares nga koncertet në Abu Dabi dhe Izrael.
Modelja Dua Lipa, në Prishtinë për Ledrin
Lajmet e disa ditëve më parë që ish-reperi i njohur, Ledri Vula është i lidhur me modelen e njohur kosovare, por me famë sidomos në Londër, Dua Lipa, rezultojnë të jenë të vërteta. Arsyeja e parë është se vetë Ledri e ka vënë në statusin e tij në Instagram edhe një foto me bukuroshen, e ndërsa kjo ka lënë për pak ditë Londrën dhe ka ardhur në Prishtinë për ish-të dashurin e Dafina Zeqirit, por edhe për të realizuar disa foto në studion e fotografit Arton Humolli, shkruan Panorama Plus.
Lady Gaga si Salvador Dali!
Lady Gaga duket se është shumë e influencuar nga surealizmi. Gjatë parakalimit në tapetin e kuq, para fansave, në premierën e albumit të saj POPCULT, Lady Gaga u parqit me mustaqe “alla” Salvador Dali.
Kate Moss 14 vjeç, në ditën e parë të punës si modele
Këto janë fotografi të ditës së parë të punës për modelen e famshme, Kate Moss, tashmë 39-vjeçare. Ajo ishte vetëm 14-vjeç, kur nisi të shfaqej si modele. Më 31 tetor këto dhe të tjera fotografi do të jenë pjesë e një ekspozite në Galerinë Lawrence Alkin të Londrës.
Kanye West: E dua Kimin sa nënën time
Kanye West i propozoi për martesë Kim Kardashianit ditën e hënë dhe në intervistën më të fundit reperi amerikan shprehu të gjithë dashurinë e madhe që ndjen për partneren e tij aktuale, me të cilën ka edhe një vajzë të vogël.
“Kurrë në jetën time nuk kam dashur një femër kaq sa dua Kimin, përveç nënës”, tha Kanye për radion KMEL.Këngëtari shtoi se marrëdhënia e tij me 33-vjeçaren do të jetë shumë e gjatë: “Jam shumë i lumtur që jetoj me të dhe shpresoj që të ngremë një familje të fortë dhe të bukur.”
Arsyeja e ndarjes së Bloom-Kerr
Orlando Bloom injoroi ekzistencën e ish-bashkëshortes, Miranda Kerr, ndërsa u ndal të premten në një program televiziv të quajtur “Live with Kelly”.
Depp bëhet bjond
U njohën së bashku në 2011, gjatë xhirimeve të “The Rum Diary” dhe dy vite më vonë, duket se marrëdhënia e tyre është ende e fortë.
50-vjeçari Johnny Depp dhe Amber Heard, 27 vjeç u fotografuan të kapur përdore teksa ishin duke dalë nga një restorant në Londër..Kjo ishte një nga daljet e rralla në publik të çiftit, që prej lidhjes së tyre është kujdesur të ruajë një profil të ulët, larg kamerave dhe aparateve fotografikë.
Kate Holmes hap profil në “Twitter”
Shumica e yjeve të Hollivudit apo muzikës përdorin faqet e tyre në “Twitter” apo rrjetet e tjera për të mbajtur të kënaqur fansat nëpërmjet postimeve të përditshme.
Aktorja Kate Holmes i kishte rezistuar deri më tani këtij tundimi, por edhe 34-vjeçarja vendosi që t’i bashkohej “armatës” së personave të tjerë të famshëm.Ish-bashkëshortja e Tom Cruise hapi ditën e premte të parin profil të saj në “Twitter” dhe natyrshëm, brenda disa orëve të para, numri i ndjekësve ishte rritur në disa mijëra.
Përgjimi i telefonit të Merkel, zemërim dhe tallje në internet!
Dyshimet për përgjimin e telefonit të Merkel nga Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar zemërim të madh në politikën gjermane, por po ashtu edhe në rrjetet sociale. Nën hashtagun #Merkelphone në Tëitter janë lëshuar mijëra mesazh, ku është përdorur një fjalor i rëndë apo edhe fjalë të tilla si “skandaloze” apo “shpërdoim i besimit”.
Ndërkaq në rrjetet Facebook apo rrjete të tjera sociale ka patur shumë mesazhe gazmore dhe tallëse, si dhe janë botuar dhjetra fotografi që e tregojnë Merkelin me telefon në dorë.