Kanye West: E dua Kimin sa nënën time

Kanye West i propozoi për martesë Kim Kardashianit ditën e hënë dhe në intervistën më të fundit reperi amerikan shprehu të gjithë dashurinë e madhe që ndjen për partneren e tij aktuale, me të cilën ka edhe një vajzë të vogël.
“Kurrë në jetën time nuk kam dashur një femër kaq sa dua Kimin, përveç nënës”, tha Kanye për radion KMEL.Këngëtari shtoi se marrëdhënia e tij me 33-vjeçaren do të jetë shumë e gjatë: “Jam shumë i lumtur që jetoj me të dhe shpresoj që të ngremë një familje të fortë dhe të bukur.”
Add new comment