Naked City

Topi i Artë, modelja franceze nis fushatën për Ibrahimoviç!

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:42

Fushata që futbollisti i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç të fitojë Topin e Artë 2013-2014 tashmë ka nisur. Modelja dhe pornostarja franceze, Virginie Caprice e ka pozicionuar veten si mbështetësja numër 1 e Zlatan, duke publikuar këto fotografi në Twitter, menjëherë pasi suedezi shënoi 4 gola në ndeshjen me Anderlecht, të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“Zëvendësuesja” e Miley Cyrus

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:38

Liam Hemsworth nuk iu desh shumë kohë për të harruar të fejuarën Miley Cyrus, me të cilën kaloi tre vite pasi u njoh në setin e një filmi. 

23-vjeçari konfirmoi lidhjen e tij me aktoren meksikane Eiza Gonzalez, vetëm pak ditë pas ndarjes.

A e gjeni dot kush është?

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:11

Një shall i kuq flakë, xhaketë me stil dhe mbi të gjitha flokë të gjata të bardha si bora, shoqëruar me mjekër.

Ja se si shfaqet Richard Gere në filmin e tij të fundit “Franny”, xhirimet e të cilit po zhvillohen në rrugët e Filadelfias.

Në film, Gere është një i moshuar i pispillosur që përpiqet të zërë miqësi me një çift të ri, interpretuar nga Dakota Fanning dhe Theo James. Gere, 64 vjeç, është konsideruar për një kohë të gjatë si një ndër meshkujt më seksi në botë. Së fundmi ai u nda nga bashkëshortja Carey Lowell, pas 11 vitesh martesë.

Maryna sfidon të ftohtin

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:09

Shumë nga ne druhen përpara formave të tyre, përpara se të zhvishen në plazhe gjatë muajve të verës.

Nuk është ky rasti i Maryna Linchuk, modeles 26-vjeçare të "Victoria's Secret" që fiton të ardhurat e saj pikërisht duke parakaluar përpara syve të njerëzve e veshur me bikini.Së bashku me një mik të paidentifikuar, bjellorusja tregoi një siguri të admirueshme në hiret e saj, teksa u fotografua duke shëtitur në plazhet e Majemit, Florida.

Rihanna tregon elasticitetin e saj

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:06

Rihanna vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga udhëtimi më i fundit në Greqi.

Bie në sy sidomos një pozë shumë e veçantë dhe e vështirë në të njëjtën kohë, që tregon elasticitetin e 25-vjeçares.Ndërkohë, në kuadër të turit të saj botëror, Rihanna ka qenë në Izrael për koncertin e radhës dhe tashmë ka mbërritur në Republikën Dominikane, ku do të performojë në Punta Cana.

Më pas e pret koncerti në Porto Riko dhe vendlindjen e saj Barbados para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm.

Beyonce, set fotografik për të mos u humbur

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:30

Në një set fotografik për Herring & Herring, Beyonce shfaq anët e saj më të mira. Këngëtarja e famshme amerikane pozon me dekolte shumë të hapura dhe me çizme lëkure në fotot bardhë e zi. Këto foto do të përdoren në kalendarin e 32-vjeçares.Seti fotografik është realizuar nga Dimitri Scheblanov dhe Jesper Carlsen.

Për të kënduar të duhet... fundshpina

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:26

Për të kënduar në vitin 2013, zëri nuk është i mjaftueshëm, pasi gjithmonë e më shumë këngëtaret po shesin nëpërmjet trupit të tyre.

30-vjeçarja Cheryl Cole duket se e ka kuptuar këtë tendencë, duke iu bashkuar atij grupi këngëtaresh që shesin nëpërmjet... fundshpinës.Si pa e kuptuar, me zhveshjen e saj pothuajse të plotë dhe lëvizjet provokuese në skenën e ndarjes së çmimeve "MTV", Miley Cyrus ishte vetëm nismëtare e një shpërthimi që pas emrave si Rihanna apo Lady Gaga, tashmë ka prekur edhe këngëtaren britanike.

E mahnitëshmja Miranda Kerr

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:23

Ajo është miqësuar prej vitesh me aparatin, por këtë herë u rikthye me disa foto provokuese për “Kora Organics”, linjën e re të produkteve organike për kujdesin e lëkurës. Bëhet fjalë për Miranda Kerr, modelja 30-vjeçare që vazhdon të mahnisë me formën e saj. Këtë herë, bukuroshja australiane, “ish-engjëll” i Victoria’s Secret dhe bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom që prej 2010, pozoi për të promovuar linjën e saj të re të produkteve “Kora Organics” për mbrojtjen e lëkurës.

Christian Bale në rolin e Moisiut

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:21

Christian Bale do të interpretojë Moisiun në filmin më të ri të regjisorit Ridley Scott me titull ‘Exodus’.

Aktori 39-vjeçar do të luajë rolin e protagonistit kryesor në historinë biblike të largimit të izraelitëve nga Egjipti nën udhëheqjen e Moisiut.Sheshxhirimi është ngritur në një provincë të Almerias (Spanjë) dhe puna ka nisur ditën e martë. Protagonisti i trilogjisë së Batmanit është parë me mjekër të dendur për rolin e tij si profet dhe i veshur me kostum tradicional.

Format e lakmuara të Candice

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:20

Candice Swanapoel ka disa prej formave më të lakmuara në industrinë e modës dhe 25-vjeçarja u rikthye të tregonte pjesët e saj më të mira me të gjithë hijeshinë e tyre këtë të mërkurë.

Afrikanojugorja publikoi në profilin e saj në "Instagram" disa prej fotove të realizuara në pushimin midis seancave fotografike në një ditë të zakonshme pune për "Victoria's Secret".Disa orë më pas, ishte kompania e modës ajo që publikoi me krenari imazhe të tjera joshëse të vajzës së tyre "të artë".

Pages

Subscribe to RSS - Naked City