Rihanna tregon elasticitetin e saj
Rihanna vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga udhëtimi më i fundit në Greqi.
Bie në sy sidomos një pozë shumë e veçantë dhe e vështirë në të njëjtën kohë, që tregon elasticitetin e 25-vjeçares.Ndërkohë, në kuadër të turit të saj botëror, Rihanna ka qenë në Izrael për koncertin e radhës dhe tashmë ka mbërritur në Republikën Dominikane, ku do të performojë në Punta Cana.
Më pas e pret koncerti në Porto Riko dhe vendlindjen e saj Barbados para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm.
Add new comment