E mahnitëshmja Miranda Kerr

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:23

Ajo është miqësuar prej vitesh me aparatin, por këtë herë u rikthye me disa foto provokuese për “Kora Organics”, linjën e re të produkteve organike për kujdesin e lëkurës. Bëhet fjalë për Miranda Kerr, modelja 30-vjeçare që vazhdon të mahnisë me formën e saj. Këtë herë, bukuroshja australiane, “ish-engjëll” i Victoria’s Secret dhe bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom që prej 2010, pozoi për të promovuar linjën e saj të re të produkteve “Kora Organics” për mbrojtjen e lëkurës.

Duke folur sekretin e pamjes së saj, 30-vjeçarja tha se “Kora Organics” është një reflektim i pasionit të saj për të jetuar shëndetshëm, pasion të cilin dëshiron ta shpërndajë me të tjerët”.

Kerr rrëfeu se ideja për të krijuar një linjë të tillë produkesh i kishte lindur kur kishte dështuar të gjente produkte organike për kujdesin e lëkurës në shumë dyqane të kujdesit estetik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.