Maryna sfidon të ftohtin

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:09

Shumë nga ne druhen përpara formave të tyre, përpara se të zhvishen në plazhe gjatë muajve të verës.

Nuk është ky rasti i Maryna Linchuk, modeles 26-vjeçare të "Victoria's Secret" që fiton të ardhurat e saj pikërisht duke parakaluar përpara syve të njerëzve e veshur me bikini.Së bashku me një mik të paidentifikuar, bjellorusja tregoi një siguri të admirueshme në hiret e saj, teksa u fotografua duke shëtitur në plazhet e Majemit, Florida.

Mbase e mësuar me temperaturat tepër të ulta të vendlindjes së saj, Maryna shijoi me kënaqësi këtë shëtitje, ndonëse dielli për të cilin Majemi është aq i famshëm i kishte lënë vendin një dite të zymtë vjeshte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.