Naked City
Mjauuu! Nicole “Catwoman” Scherzinger
Dhjetra yje të botës së kinemasë dhe muzikës iu bashkuan mbrëmjen e së enjtes festës së Halloween, e mes tyre ishte edhe Nicole Scherzinger.
Këngëtarja, njëkohësisht gjyqtare një një spektakël muzikor në Britani, kishte zgjedhur një kostum “maceje” ngjyrë të zezë që në daljen publike nuk e zhgënjeu.35-vjeçarja postoi në profilin e saj në rrjetin social Twitter me përshkrimin: “Gëzuar Halloween të gjithëve! Mjauuu!”.
Paltrow: Nuk më intereson mendimi i të tjerëve
Gwyneth Paltrow ka sulmuar kritikët duke thënë se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për punën e saj si nënë.
Aktorja 41-vjeçare u ankua për faktin se shumë femra e gjykojnë lehtë njëra-tjetrën mbi rritjen e fëmijëve.“Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve. Cdo femër e vendos vetë balancën mes punës dhe familjes dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Kur jam me fëmijët, i përkushtohem tërësisht atyre; kur jam në punë, i përkushtohem tërësisht punës. Kjo është balanca që unë kam vendosur”, deklaroi Paltrow për revistën ‘Red’.
Douglas dhe Zeta-Jones rikthehen bashkë
Në muajin Gusht, Micheal Douglas dhe Catherine Zeta-Jones lajmëruan se kishin vendosur të ndaheshin për një periudhë të papërcaktuar që prej Majit, në mënyrë që të vlerësonin qetësisht martesën e tyre.
Megjithatë, gjashtë muaj "beqarie" duket se i kanë mjaftuar aktorëve 69 dhe 44-vjeçarë që të arrijnë të kuptojnë se janë bërë për njëri-tjetrin.
Ditën e shtunë, mediat rozë lajmëruan se tashmë Douglas dhe Zeta-Jones kanë vendosur të ribashkohen e janë rikthyer të banojnë në apartamentin e tyre të përbashkët në Nju Jork.
Princeshat e Disney-t si Miley Cyrus
Artisti italian Michele Moricci ka vendosur që të shohë princeshat e Disney-t si këngëtarja Miley Cyrus, e cila pasi ka lënë pas personazhin Hanna Montana, tani ka fituar një imazh të ri që i shkon më shumë për shtat aktoreve të filmave për të rritur.
Borëbardha, Hirushja, Bukuroshja e Fjetur, Pokahontas, Mulan apo Sirena e vogël Ariel sillen nga Michele të (zh)veshura si 20-vjeçarja Cyrus.
Artisti italian e ka publikuar koleksionin e tij në revistën ‘Cosmopolitan’.
Alba merr vajzën në sheshxhirim
Shumë prej yjeve të Hollivudit kanë një jetë familjare problematike, për shkak të kohës së gjatë që i duhet të kalojnë në destinacione të ndryshme larg shtëpisë.
Megjithatë, nuk është ky problemi i Jessica Albës, e cila ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për të qëndruar pranë të bijës... të cilën e mori me vehte në sheshxhirimin e filmit "How to make love like an Englishman", në të cilën 32-vjeçarja interpreton përkrah Pierce Brosnan dhe Salma Hayek.
Maskimi perfekt i Heidi Klum për Hallouinin
Shumica e modeleve shpenzojnë shuma të mëdha parash për të parandaluar plakjen, por Heidi Klum ka bërë të kundërtën për festën e Hallouinit. Supermodelja gjermane është maskuar si një zonjë e moshuar dhe është e vështirë të kuptosh se bëhet fjalë për bukuroshen bjonde.
Halloween, ja si maskohen vipat shqiptar
Halloween është një traditë e cila vitet e fundit është gjithnjë e më prezente në Shqipëri. Personazhet e njohur të showbiznesit, dhe jo vetëm, me maska, me ndihmën e fotoshopit apo në forma të tjera na sjellin këtë album fotografik.
Berlusconi martohet me 28-vjeçaren Pascale në një ceremoni sekrete!
Silvio Berluskoni është martuar me të fejuarën e tij në një cermoni private në një kishëz. Lajmi është bërë publik nga një mikeshë e tij.
Tri herë kryeministër i Italisë, Berluskoni, 77 vjeç, thuhet se është martuar me ish vajzën e televizionit, Francesca Pascale, 28 vjeç, në një kishë brenda vilës së tij luksoze pranë Milanos, tre javë më parë.
Geri Halliwell i kthehet muzikës
Këngëtarja britanike Geri Halliwell provon sërish në muzikë. Ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls ka prezantuar këngën e re “Half of Me” në videon e së cilës ajo shfaqet mes trupave gjysmë të zhveshur të meshkujve gay, por edhe shumë kukullave rreth saj.
Albumi i ri i këngëtares pritet të dalë në vitin 2014, pas 9 viteve pushim që nga ai me titull “Passion”. Vetëm pak kohë më parë këngëtarja promovoi këngën e saj të re në një program televiziv në një kanal australian, ndërsa tashmë e sjell të kompletuar edhe me video.
Kutcher-Moore firmosin divorcin
Ashton Kutcher dhe Demi Moore tashmë janë zyrtarisht të ndarë, pasi firmosën këtë të enjte divorcin, dy vjet pas ndarjes së tyre.
Moore dhe Kutcher i dhanë fund praktikisht martesës 7-vjeçare në Nëntor 2011, kur aktorja 50-vjeçare kërkoi ndarjen pas një tradhëtie të 33-vjeçarit me një vajzë të njohur gjatë një feste.Një burim i afërt me çiftin deklaroi për "New York Post": "Ashton dhe Demi firmosën më në fund divorcin e tyre. i mbetet vetëm të dorëzojnë dokumentacionin në gjykatë që të konsiderohet edhe ligjërisht të ndarë".