Alba merr vajzën në sheshxhirim
Shumë prej yjeve të Hollivudit kanë një jetë familjare problematike, për shkak të kohës së gjatë që i duhet të kalojnë në destinacione të ndryshme larg shtëpisë.
Megjithatë, nuk është ky problemi i Jessica Albës, e cila ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për të qëndruar pranë të bijës... të cilën e mori me vehte në sheshxhirimin e filmit "How to make love like an Englishman", në të cilën 32-vjeçarja interpreton përkrah Pierce Brosnan dhe Salma Hayek.
Alba kompletoi dhuratën e saj ndaj të bijës për Hellouin, duke e veshur atë si një princeshë dhe duke u kujdesur personalisht për tualetin e të miturës.
Add new comment