Maskimi perfekt i Heidi Klum për Hallouinin
Shumica e modeleve shpenzojnë shuma të mëdha parash për të parandaluar plakjen, por Heidi Klum ka bërë të kundërtën për festën e Hallouinit. Supermodelja gjermane është maskuar si një zonjë e moshuar dhe është e vështirë të kuptosh se bëhet fjalë për bukuroshen bjonde.
40-vjeçarja e plotësoi pamjen e saj me një paruke të bardhë dhe me një shkop që e ndihmonte në ecje.Heidi Klum është e famshme për maskimet e saj që lënë me gojë hapur. Për parade.com, ajo pati thënë: “Më mirë rri në shtëpi sesa dal me një maskim të thjeshtë. Filloj të mendoj për natën e Hallouinit disa muaj përpara dhe gjithashtu kam një staf që të pamundurën e bëjnë të mundur.”
Add new comment