Geri Halliwell i kthehet muzikës

Postuar në 31 Tetor, 2013 16:13

Këngëtarja britanike Geri Halliwell provon sërish në muzikë. Ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls ka prezantuar këngën e re “Half of Me” në videon e së cilës ajo shfaqet mes trupave gjysmë të zhveshur të meshkujve gay, por edhe shumë kukullave rreth saj.

Albumi i ri i këngëtares pritet të dalë në vitin 2014, pas 9 viteve pushim që nga ai me titull “Passion”. Vetëm pak kohë më parë këngëtarja promovoi këngën e saj të re në një program televiziv në një kanal australian, ndërsa tashmë e sjell të kompletuar edhe me video.

41-vjeçarja ka zgjedhur një strategji të re për rikthimin e saj në muzikë. Duket se në videon e saj protagonistët janë marrë nga rruga drejt e në studio natyrshëm. E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ shkruan se këngëtarja ka zgjedhur këtë formë si një mënyrë të zgjuar për t’iu rikthyer karrierës muzikore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.