Naked City

Dekolteja e Selena Gomez

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:43

Selena Gomez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen që kishte zgjedhur për festën e themelimit të revistës ‘En Garde’ që u organizua të enjten në Beverly Hills.

21-vjeçarja u shfaq me një fustan të zi me dekolte shumë të hapur.

Lady Gaga, e varur nga marijuana

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:22

Ka pranuar se albumi i saj i fundit është realizuar nën efektin e marijuanës, por tashmë këngëtarja e famshme ka shkuar më tej duke deklaruar se është e varur nga lënda narkotike që pas dëmtimit në ijë.

28-vjeçarja ka përdorur karrike me rrota pas një operacioni në muajin shkurt, operacion që u krye për shkak të mbingarkesës që i shkaktuan performancat gjatë turit botëror me koncerte.Gjatë kohës së pushimit pas operacionit, Lady Gaga punoi për albumin ARTPOP që do të lançohet ditën e hënë.

Bloom në shoqërinë e manaxheres

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:21

Në ditët e fundit të tetorit ai zyrtarizoi ndarjen me Miranda Kerr. Megjithatë, duke se fundi i martesës është marrë “me sportivitet” nga Orlando Bloom që me ish-bashkëshorten e tij ka një djalë.

Aktori 36-vjeçar u fotografua “më i lumtur” se kurrë në shoqërinë e manaxheres së tij Aleen Keshisian në rrugët e Nju Jorkut.Në ditët e fundit të tetorit ai zyrtarizoi ndarjen me Miranda Kerr. Megjithatë, duke se fundi i martesës është marrë “me sportivitet” nga Orlando Bloom që me ish-bashkëshorten e tij ka një djalë.

Kim dhe vajza e saj North

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:19

Pas javësh të tëra të mbajtur larg aparateve foshnjen e saj 20-javëshe, Kim Kardashian duket se ka ndryshuar qëndrim.

Për herë të dytë në dy ditët e fundit, 33-vjeçarja, vajza e spektakleve amerikane është fotografuar me vajzën e saj North në krahë dhe partnerin Kanye West gjatë një shëtitjeje në Santa Barbara në Kaliforni.Nga fotot Kim dukej e përkushtuar në momentet speciale me vajzën e saj të vogël.

Bundchen perfekte!

Postuar në 07 Nëntor, 2013 16:55

Ajo është njëra prej modeleve më të suksesshme në botën e modës e cila me kontratat faraonike të nënshkruara përgjatë 2013, u bë modelja më e paguar për këtë vit.

Dhe jo më kot! 33-vjeçarja braziliane Gisele Bundchen shfaqi format e saj perfekte në setin fotografik të muajit nëntor për revistën “Vogue” në Paris.

Bundchen perfekte!

Postuar në 07 Nëntor, 2013 16:55

Ajo është njëra prej modeleve më të suksesshme në botën e modës e cila me kontratat faraonike të nënshkruara përgjatë 2013, u bë modelja më e paguar për këtë vit.

Dhe jo më kot! 33-vjeçarja braziliane Gisele Bundchen shfaqi format e saj perfekte në setin fotografik të muajit nëntor për revistën “Vogue” në Paris.

Michelle kërcen si në Bollywood

Postuar në 07 Nëntor, 2013 10:21

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama ka vallëzuar bashkë me shkollën e kërcimit Bollywood Dance Clinic për të festuar një festë indiane.

Vallëzimi është bërë në dhomën State Dining Room të Shtëpisë së Bardhë dhe ka qenë vetë selia presidenciale më e fuqishme në botë që ka publikuar fotot. Kur themi se kjo është shtëpia e njerëzve duam të themi dhe të tregojmë me fakte se këtu u bëjmë homazh kulturave, traditave dhe besimeve që përbëjnë identitetin tonë”, është shprehur Michelle.

Rihanna, plazh në vendlindje

Postuar në 07 Nëntor, 2013 10:20

Për shumicën e njerëzve plazhi është një vend ku merr rreze dielli dhe lahesh në det, por jo për këngëtaren Rihanna.

Duke përfituar nga disa ditë pushimi nga turi i saj botëror, 25-vjeçarja ishte në plazhet e Barbadosit ku realizoi një tjetër set fotografik me bikini.Pas pozave të shumta, Rihanna shijoi detin me një motor uji së bashku me miqtë e saj të vendlindjes.

Scarlett Johansson, pro pornografisë

Postuar në 07 Nëntor, 2013 10:17

Është një debat që po zgjat disa dekada dhe nuk duket se do të përfundojë së shpejti, por aktorja Scarlett Johansson ka zbuluar se nga cila anë qëndron në çështjen e të parit apo jo pornografi së bashku me partnerin.

Arquette do të bëhet baba për së dyti

Postuar në 06 Nëntor, 2013 14:02

Pak, por e sigurt, aktori David Arquette nuk është nga ata që humbin kohë.

Vetëm dy muaj pasi finalizoi divorcin e tij pas 13 vitesh martesë me Courteney Cox, protagonisten e serialit “Friends”, aktori konfirmoi se është në pritje të një fëmije nga e dashura e tij Christina McLarty.

Aktualisht në Vankuver, Kanada, në xhirimet e një filmi të ri, Arquette i komunikoi lajmin e gëzuar stafit të filmit.David Arquette, me ish-bashkeshorten Courteney Cox dhe te bijen

Pages

Subscribe to RSS - Naked City