Lady Gaga, e varur nga marijuana

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:22

Ka pranuar se albumi i saj i fundit është realizuar nën efektin e marijuanës, por tashmë këngëtarja e famshme ka shkuar më tej duke deklaruar se është e varur nga lënda narkotike që pas dëmtimit në ijë.

28-vjeçarja ka përdorur karrike me rrota pas një operacioni në muajin shkurt, operacion që u krye për shkak të mbingarkesës që i shkaktuan performancat gjatë turit botëror me koncerte.Gjatë kohës së pushimit pas operacionit, Lady Gaga punoi për albumin ARTPOP që do të lançohet ditën e hënë.

“Kisha shumë dhimbje dhe pija hashash për t’u qetësuar. Nuk e ndjeja më trupin tim. Ishte e vështirë të hiqja vesin”, tha Gaga për revistën ‘Attitude’.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.