Naked City

“Thonë që doja t‘i haja p… Kam boll për të ngrënë në shtëpi”

Postuar në 17 Nëntor, 2013 13:03

Kryebashkiaku i Torontos në Kanada, Rob Ford është në kryelajmet e mediave të huaja.

Fillimisht u fol për një video ku ai shihet duke tymosur kokainë- krak.

Më pas akuzat ndaj tij erdhën duke u shtuar aq shumë, sa ai doli në një konferencë për shtyp ku shpërtheu me fjalë nga më të ndyrat.

Aq e rëndë ishte kjo konferencë, sa disa orë më vonë ai doli sërish përpara mediave duke kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

Gjuetarja e pamëshirshme

Postuar në 17 Nëntor, 2013 13:01

Afrika e Jugut shpalli person “non grata” prezantuesen televizive Melissa Bachman pas publikimit të disa fotove nga ana e kësaj të fundit në rrjetet sociale ku tregohej “triumfatore” me një pushkë pranë kafshëve të vrara. Ajo që ngjalli zemërimin e shoqatave të mbrojtjes së kafshëve dhe më pas edhe të autoriteteve ishte fotoja e publikuar prej Melissa-s ku ajo pozonte “krenare” pranë një luani të vrarë. Por kjo foto ishte vetëm maja e ajsbergut.

Vdes nobelistja britanike Doris Lessing

Postuar në 17 Nëntor, 2013 12:57

Shkrimtarja britanike, nobelistja Doris Lessing ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Në deklaratën e botuesit të saj, Harper Collins, thuhet se Lessing “ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Londër, në orët e para të mëngjesit”.Veprat e saj të njohura përfshijnë “The Golden Notebook”, “Memoirs of a Survivor” dhe “The Summer Before the Dark”. Lessing ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2007.

Aishwarya Rai, më e bukura e Bollywood-it mbush 40 vjeç

Postuar në 17 Nëntor, 2013 12:56

Plot 40 vjet për më të bukurën, ka shumë që thonë, më të bukurën në botë, por të Bollywood-it, kjo është e sigurt. Aishwarya Rai, aktorja më e famshme e kinemasë indiane, feston ditëlindjen e parë në vilën e Janak, pranë Mumbait, pronë e familjes së bashkëshortit të saj, aktorit Amitabh Bachchan. Sipas AFP, kjo vilë që shërben më së shumti për çështje pune, por edhe për takime me median, admiratorët, që i adhurojnë të dy aktorët si të ishin perëndi. “Miss Bota” në vitin 1994, Rai ka debutuar në kinema me filmin “Iruvar”, në vitin 1997.

Ricky Martin, “imazhi” i Brazil 2014

Postuar në 17 Nëntor, 2013 12:53

Do të jetë Ricky Martin këngëtari që do të interpretojë këngën e Botërorit të vitit të ardhshëm në Brazil.

Ndonëse besohej se këtë nder do ta kishte një këngëtar vendas, FIFA vendosi që të përzgjedhë spanjollin me origjinë portorikane, vendim i komunikuar të dielën.Himni i Botërorit do të jetë i destinuar të shndërrohet në një prej këngëve hit të verës së ardhshme, ashtu si “Waka-Waka” e Shakirës në vitin 2010.

Kjo nuk është hera e parë që Ricky Martin do të interpretojë himnin e një Botërori, pas “La Copa de la Vida” në Francë 1998.

Akuza për Robert Downey Jr.

Postuar në 16 Nëntor, 2013 14:44

Aktori i famshëm Robert Downey Jr. është akuzuar nga kolegu i tij Terrence Howard se ka qenë shkaktari kryesor që u përjashtua nga saga ‘Iron Man’. 

44-vjeçari, i cili nga filmi i parë fitoi 4.5 milionë dollarë ndërsa nga i dyti do të merrte 8 milionë dollarë, tha: “Downey mori paratë që duhej të merrja unë dhe më përjashtoi nga filmi.”

Kjo akuzë erdhi kur Howard u pyet nga publiku i një emisioni televiziv amerikan se pse nuk interpretoi sërish tek filmi ‘Iron Man’.

Lawrence mahnit në Paris

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:16

Pasi “la për të dëshiruar” me veshjet e saj në daljet e fundit në tapetin e kuq, Jennifer Lawrence u sigurua që gjatë premierës së filmit të saj të fundit “The Hunger Games” në Paris, të ishte në qendër të vëmendjes. 

Me flokët e prerë shkurt, aktorja 23-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të zi stil gotik të “Christian Dior”, duke treguar ndoshta më shumë nga ç'jemi mëuar të shohim prej saj, gjatë kalimit në tapetin e kuq në premierën franceze të filmit.

Edhe Miranda Kerr ka nevojë për fotoshop

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:15

Miranda Kerr mori një mësim me vlerë së fundmi; të mos besojë gjithcka që sheh në internet….dhe të njëjtin leksion morën edhe 2.6 milion fansat në rrjetin social Instagram. 

Gjithcka ndodhi kur syri i mprehtë i fansave zbuloi se një foto e hedhur prej saj, e shkrepur pas një sfilate të “Victoria’s Secret” në Australi një vit më parë ishte modifikuar. 

Në foton origjinale modelja shfaqet më e trashë në bel, ndërsa në versionin e hedhur në Instagram, duke qartë që është vënë dorë mbi foton, duke holluar belin. 

 

Lindsay Lohan provon të rikthehet

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:13

Lindsay Lohan kërkon të rikthehet. Aktorja, modelja, këngëtarja e 1001 skandaleve provon të normalizojë jetën dhe karrierën e saj kinematografike me filmin e radhës, “The Canyons”. 

“Vajza e praptë e Hollywood-it”, sic shumë e thërrasin tashmë prej vitesh, thotë se nuk ka qenë asnjëherë synimi i saj që të vendoset në qendër të mediave me skandalet e njëpasnjëshme.

Matt Damon, 3 milionë $ për 20 sekonda

Postuar në 15 Nëntor, 2013 13:55

Matt Damon ka futur në xhep plot 3 milionë dollarë për një reklamë kafeje që zgjat vetëm 20 sekonda. 

E thënë ndryshe, aktori i famshëm hollivudian ka fituar 150 mijë dollarë për sekondë nga reklama ku shfaqet edheGeorge Clooney.

Damon dhe Clooney do të shfaqen sërish bashkë për publikun në filmin ‘The Monuments Men’, që do të shfaqet për herë të parë në shkurt të vitit 2014.

 

 

 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City