Naked City
Nga spektakli në burg
Në vitin 1999, kur mori pjesë në Miss Italia, mendonte se kjo garë do të ishte trampolina e saj drejt një karriere të shkëlqyer në botën e spektaklit.
Ishte 17 vjeç dhe Samantha Scarlino, nga një lokalitet në rajonin e Pulias, ëndërronte të fitonte titullin e bukuroshes, por atë vit konkursi u fitua nga një vajzë tjetër. Ishte 17 vjeç dhe Samantha Scarlino, nga një lokalitet në rajonin e Pulias, ëndërronte të fitonte titullin e bukuroshes, por atë vit konkursi u fitua nga një vajzë tjetër.
Dukesha Kate Midletone, në një moment sikleti
Dukesha Kate Midletone, e cila ka vetëm katër muaj që ka lindur, është vënë në siklet gjatë një evenimenti bamirësie për fëmijët.
Për shkak të erës, fundi i 31-vjeçares është ngritur, duke sjellë në mend për publikun skenën e famshme të Marilyn Monroe.
Por, Kate e ka shmangur skenën e sikletshme duke e mbajtur fundin me duar.
Levine, mashkulli më tërheqës i 2013-s
Adam Levine ka një dobësi për supermodelet dhe ka arritur të çojë disa prej tyre në shtrat, ndaj vetbesimi si mashkull e pamja e tij fizike nuk kishin nevojë për rikonfirmime.
Megjithatë, 34-vjeçari i "Maroom 5" rreshton një tjetër çmim në listën e "trofeve" të tij përtej botës së muzikës.Levine u zgjodh si mashkulli më tërheqës i planetit nga revista "People", duke lënë pas të tjerë si Channing Tatum, Bradley Cooper apo Ryan Reynalds.
Po sikur të ishin ende gjallë?
Disa nga talentet më të mëdha të muzikës moderne janë shuar në kulmin e tyre duke lënë fansat të supozojnë se çfarë këngësh të tjera do të prodhonin Jimi Hendrix apo Jim Morrison nëse do të kishin jetuar më shumë se 27 vite.
Rita Ora në Twitter: Jam më mirë
Dy ditë pasi i ra të fikët nga “lodhja dhe dehidratimi”, Rita Ora u shfaq me bikini në ballkonin e një hoteli në Miami.
Tanku i fundit nazist në filmin e Brad Pitt
Tanku i fundit “Tiger” i trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore që është në gjendje pune, do të përdoret për xhirimin e skenave të filmit “Fury” (Tërbimi) me protagonist Brad Pitt. Tanku ndodhet në Muzeun e Tankeve në Bovington të Britanisë së Madh. Drejtuesit e muzeut thanë se kishin rënë dakort të lëshonin me qira mjetin vdekjeprurës për skuadrën e filmit të ri të Pitt, që flet për një rreshter ushtrie britanike që vepron pas vijës së nazistëve në një mision të posaçëm.
Miranda Kerr “harron” problemet
Njoftimi i ndarjes nga Orlando Bloom, zëvendësimi nga Daria Werbowy si imazhi i markës së rrobave Mango dhe së fundmi kritikat e fansave se në disa foto ka përdorur fotoshopin kanë bërë që Miranda Kerr të kalojë disa javë të vështira.
Megjithatë, kjo nuk e pengon 30-vjeçaren australiane që të shfaqet në formën e saj më të mirë në daljet në publik. Modelja rrëmbeu gjithë vëmendjen gjatë një eventi në Los Anxheles me stilin e saj të thjeshtë. Ndërkohë, pak orë pas kalimit mbi tapetin e kuq, modelja postoi në profilin e saj në Twitter një foto bardhezi bashkë me Miley Cyrus.
Douglas dhe Catherine Zeta-Jones rikthehen së bashku
U ndanë për pak kohë për “t’i dhënë më shumë liri njëri-tjetrit” dhe pas reflektimit u rikthyen sërish bashkë.
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones shkrinë akujt duke mbajtur sërish në këmbë martesën e tyre, që pak javë më parë, mediat gossip në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën e quanin të përfunduar.“Shpresoj të shpëtoj martesën time dhe ta shoh atë më pozitivisht”, mësohet t’u ketë thënë Douglas disa miqve të tij, kjo sipas revistës GQ.
E njëjta revistë thotë se aktori është shfaqur tejet i lumtur para miqve të tij për ribashkimin me Catherine.
Temperaturat e larta, Rita Ora në spital
Rita Ora nuk u ndje mirë gjatë një seti fotografik në Miami Beach të Floridës ditën e hënë dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Sipas dëshmitarëve, këngëtares shqiptare me origjinë nga Kosova i ra të fikët dhe u lajmërua menjëherë ambulanca për t’i ardhur në ndihmë.Dr. David Farcy tha për ‘Daily Mail’ se “Rita Ora pati probleme me dehidratimin si pasojë e temperaturave të larta, por tashmë ka dalë nga spitali dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.”
Këngëtarja po realizonte një set fotografik për linjën e veshjeve të Madonës ‘Material Girl’ në temperatura 30 gradë Celsius.
Mary J Blige: Tragjedia e Whitney Houston më zgjoi
Në moshën 42-vjeçare Mary J Blige është në një formë të shkëlqyer dhe për këtë gjë falenderon të ndjerën Whitney Houston.