Miranda Kerr “harron” problemet

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:28

Njoftimi i ndarjes nga Orlando Bloom, zëvendësimi nga Daria Werbowy si imazhi i markës së rrobave Mango dhe së fundmi kritikat e fansave se në disa foto ka përdorur fotoshopin kanë bërë që Miranda Kerr të kalojë disa javë të vështira.

Megjithatë, kjo nuk e pengon 30-vjeçaren australiane që të shfaqet në formën e saj më të mirë në daljet në publik. Modelja rrëmbeu gjithë vëmendjen gjatë një eventi në Los Anxheles me stilin e saj të thjeshtë. Ndërkohë, pak orë pas kalimit mbi tapetin e kuq, modelja postoi në profilin e saj në Twitter një foto bardhezi bashkë me Miley Cyrus.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.