Rita Ora në Twitter: Jam më mirë
Dy ditë pasi i ra të fikët nga “lodhja dhe dehidratimi”, Rita Ora u shfaq me bikini në ballkonin e një hoteli në Miami.
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, e cila po realizonte një set fotografik për linjën e veshjeve të Madonës kur nisi të mos ndihej mirë ditën e hënë, u fotografua nga paparacët duke folur në celular e veshur shumë pak dhe në formë të mirë.Ajo qetësoi edhe fansat e saj nëpërmjet Twitter-it, por pranoi se u tremb nga episodi. “Po rekuperohem. Ju dua shumë dhe faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë. Më falni që ju tremba. Edhe vetë u tremba shumë.”
Add new comment