Naked City
“Publiku nuk më ka parë kurrë kështu”
Chloe Moretz e di shumë mirë që roli i protagonistes kryesore në filmin ‘Carrie’ (një “remake” i filmit të vitit 1976) mund t’i ndryshojë tërësisht karrierën.
Në deklarata për ‘Daily Mail’, aktorja e re theksoi se e pranoi këtë rol pasi ishte e bindur që mund ta përballonte.
“E dija që mund t’ia dilja mbanë. Publiku nuk më ka parë kurrë më parë në një rol të tillë, është mësuar me mua si një luftëtare e egër nga filmat Kick Ass”, shprehet Chloe.
Leona Lewis kritikon Miley Cyrus
Leona Lewis ka kritikuar mënyrën sesi këngëtaret Miley Cyrus dhe Rihanna paraqiten para publikut duke i përcaktuar si një shembull të keq për vajzat e vogla.
Këngëtarja britanike i ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë videoklipet që shohin fëmijët e tyre në televizor.“Lëvizjet dhe veshjet e këngëtareve të reja nuk janë shembull i mirë për fanset e vogla. Personalisht nuk dua që vajzat e shoqeve të mia të më shohin duke u përdredhur me shumë pak gjëra veshur”, deklaroi 28-vjeçarja për ‘Daily Mirror’.
Lawrence: Fama më ka shkatërruar privatësinë
Në një kohë që shumica e njerëzve ëndërrojnë për të fituar famë dhe pasuri, ata që e kanë arritur tashmë famën ankohen për mungesën thuajse totale të jetës private.
Një rast i tillë është aktorja Jennifer Lawrence, e cila ka deklaruar se fama i ka shkatërruar jetën personale. Fituesja e çmimit Oscar ka thënë për faqen spanjolle mujerhoy.com se nuk ka më liri as për të pirë një kafe e qetë në një lokal çfarëdo.
“Jeta private nuk ekziston më për mua. Po mësohem me jetën e re dhe i kam thënë lamtumirë gjërave që çdo njeri i bën pa problem”, theksoi 23-vjeçarja.
Victoria: Unë dhe David, krenarë për njëri-tjetrin
Kanë 14 vite martesë dhe lidhja e tyre duket se është më e fortë se kurrë. Bëhet fjalë për çiftin Beckham, të cilët kanë 3 djem dhe 1 vajzë me njëri-tjetrin.
Në një intervistë për revistën ‘Paris Vogue’, Victoria Beckham tregon sekretin e jetëgjatësisë së martesës me ish-futbollistin David Beckham.“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Marrëdhënia jonë ka pasur ulje-ngritjet e saj, por jemi krenarë për njëri-tjetrin. Unë dhe fëmijët jemi shumë krenarë për suksesin që ka patur në karrierën e tij David”, tha ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls.
Gladiatorja Selena Gomez
Selena Gomez u detyrua të qëndronte larg familjes së saj në ditën e Falenderimeve, një prej festave më të rëndësishme në Amerikën e Veriut.
Megjithatë, 21-vjeçarja bëri shumë njerëz që ta falenderonin për prezencën e saj në “AT&T Stadium”, në Arlington, Teksas, në intervalin midis pjesëve të një ndeshje futbolli.E veshur si një gladiatore, Gomez së bashku me trupën e saj të baletit ndezi dhjetëra mijëra tifozët, e ndodhur në stadium për ndeshjen midis Oakland Raider dhe Dallas Cowboys.
Bundchen, linjat mbeten perfekte
Gisele Bundchen është një prej modeleve më të njohura në historinë e modës dhe falë linjave të shkëlqyera dhe aftësive të saj të pamohueshme, 33-vjeçarja është shndërruar në vajzën që ka fituar më shumë ndonjëherë nga ky profesion.
Romanca e re e Charlie Sheen
Në dy vitet e fundit, Charlie Sheen ka kaluar nga poligamia në beqari.
Megjithatë, periudha e vetmisë pas ndarjes me ish-bashkëshorten Brooke Mueller duket se ka përfunduar për 48-vjeçarin.
Modelja shqiptare zhvishet për revistën “Playboy”
Ajo është kosovare, por po çmend gjermanët.
Bëhet fjalë për modelen Iris Shala, e cila ka vendosur të zhvishet për revistën Playboy.
Shala mund të konsiderohet lepurushja e parë shqiptare, që zhvishet për revistën e famshme.
Pas spotit me Pattinson, Camille shkëlqen buzë detit
Camille Rowe, një prej modeleve më të njohura franceze është duke kapitalizuar suksesin që arriti pas një reklame provokuese, në të cilën u shfaq përkrah aktorit të mirënjohur, Robert Pattinson.
Pas suksesit të spotit të ri të “Dior Homme”, firmës prodhuese të parfumeve, Camille shkëlqeu gjatë ditës në plazh.
24-vjeçarja e lindur në Paris, reklamoi në trupin e saj veshjet shumëngjyrëse të markës “Bondi Beach”.
Rita Ora bëhet 23 vjeç!
Rita Ora ka festuar 23 vjetorin e lindjes me miqtë e saj më të ngushtë dhe të dashurin, DJ e famshëm, Calvin Harris. Edhe pse shkëlqente nga fustani i kuq, dukej se nën të, Rita nuk ndihej dhe aq komode. Ajo pati një incident të vogël, ndërsa zbriste nga makina, ku fotografët mundën të fiksonin edhe të brendshmet e saj.