Naked City

Provokon Nina Agdal

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:49

Nina Agdal provokon sërish. Modelja daneze publikoi në Instagram disa foto të saj nën shoqërinë e dy balerinëve. 

21-vjeçarja shoqëroi postimin me një urim në prag të festave të fundvitit. Fotoja është shkrepur në një lokal nate në Hollyëood. Bukuroshja skandinave është kujdesur të tregojë linjat me veshjen dhe qëndrimin e saj. 

Pas këtyre fotove, të shpresojmë që i dashuri i saj, Max George i bandës britanike “The Ëanted” të mos jetë tip xheloz. 

Balotelli flet për Raffaella Fico

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:47

Për herë të parë Mario Balotelli flet publikisht për Raffaella Fico dhe Pia-n, vogëlushen të cilën bukuroshja napolitane pretendon se është e sulmuesit. 

“Kam kaluar muaj të vështirë dhe kjo është ndjerë edhe në rendimentin tim në fushë. Jam ndjerë keq sepse kujtoja se ajo vërtet më dashuronte, por zbulova se unë isha thjesht një projekt i saj”, thotë Balotelli për Raffaella-n. 

Atësia e vajzës Pia do të zgjidhet nga gjykata e Breshias. 

Butler konfirmon famën e Don Zhuanit

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 09:52

Gerald Butler është një prej “Don Zhuan”-ëve më të njohur të Hollivudit.

Nga plazhet e Majemit, aktori konfirmoi edhe një herë më shumë famën e tij, teksa u fotografua duke flirtuar për minuta përkrah një vajze brune, identiteti i të cilës nuk është përcaktuar.Pasi përfundoi bisedën, 44-vjeçari u tregua i shpejtë për të kapur në foto anën B. të vajzës, ndërsa si një “playboy” i vërtetë, minuta më pas u ul në një lokal, ku u përfshi në një bisedë të thellë me dy miqtë që e shoqëronin.

Lima, e njëjta edhe pas dy lindjesh

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 09:45

Nëse do të kishte një garë për mision me bluzë të lagur, Adriana Lima do të ishte një fituese e sigurt.

32-vjeçarja shfaqi anën e saj më ndjellëse dhe tërheqëse, në një session fotografik gjatë të cilit reklamoi kompaninë “Coca-Cola”.Ndonëse një “veterane” e pasarelave, në mënyrë të pabesueshme, nëna e dy vajzave ruan të njëjtat hire që e bënë të hynte fuqishëm në botën e modës më shumë se një dekadë më parë.

Lady Gaga: Marijuana më bën të ndihem e re

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 09:43

Kurrë nuk e ka fshehur vlerësimin që ka për marijuanën dhe tani Lady Gaga ka zbuluar se pse e pëlqen kaq shumë këtë lëndë narkotike.

Këngëtarja 27-vjeçare, në një intervistë për një emision televiziv amerikan, deklaroi se kur tymos marijuanë harron gjithçka që e rrethon."Kam rënë në dashuri sepse më bën të harroj që jam e famshme. E thith dhe më duket vetja edhe një herë 17 vjeç. Ndihem si ajo adoleshentja në kërkim të një pune dhe menjëherë lehtësohem", tha Lady Gaga.

Karlie shkëlqen në Karaibe

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 15:28

Një prej modeleve që po ngjit më shpejt shkallët drejt olimpit të famës, Karlie Kloss tregoi format e saj të shkëlqyera që nga ishulli i St. Barthsit, në Karaibe.

21-vjeçarja, një prej vajzave të "Victoria's Secret", gërshetoi punën me argëtimin, ndërsa u fotografua në plazhet e kristalta të ishullit, për llogari të një reviste mode.E veshur në një mënyrë sportive dhe seksi njëkohësisht, Kloss renditet tashmë prej "Vogue" si një prej dhjetë modeleve më të suksesshme dhe të pëlqyera të momentit.

“Ja pse puthja ishte aq pasionante”

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:09

Natalie Portman ka zbuluar sekretin pas skenës së puthjes pasionante mes personazhit të saj dhe aktorit Chris Hemsworth në fund të filmit ‘Thor: The Dark World’.

32-vjeçarja luan rolin e shkencëtares Jane Foster në këtë film, ndërsa Hemsworth është protagonisti kryesor në rolin e superheroit Thor dhe njëkohësisht i dashuri i personazhit që interpreton Portman.Sipas ‘New York Daily News’, skena e puthjes është xhiruar pasi filmi kishte përfunduar dhe në këtë skenë nuk ka qenë e pranishme Natalie Portman, por gruaja e Hemsworth.

William në panairin e motorëve

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:06

Panairi i motorçikletave që është zhvilluar në Ekspozitën Kombëtare të Birmingamit, në Britani, ka pasur një mysafir të veçantë.

Marcia Gay Harden në kastin e “50 Hijet e Greit”

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:55

Marcia Gay Harden do të interpretojë nënën e Christian Grey në filmin ‘Fifty Shades Of Grey’ (50 Hijet e Greit) që ka nisur tashmë xhirimet në Vankuver të Kanadasë.

Lady Gaga tregon gjithçka

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:54

Lady Gaga kurrë nuk e ka censuruar veten kur bëhet fjalë për artin dhe në kopertinën e revistës ‘Candy’, këngëtarja e famshme tregon gjithçka në një pamje ballore, pa u mbuluar aspak.

27-vjeçarja është e veshur me një peliçe që i mbulon vetëm njërin gjoks dhe gjithçka tjetër është në sytë e publikut.Kjo kopertinë vjen në momentin e duhur pasi Lady Gaga sapo ka njoftuar datat për turin e saj të radhës që do të nisë më 4 maj të vitit të ardhshëm.

Koncertet do të zhvillohen të gjitha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City