Balotelli flet për Raffaella Fico

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:47

Për herë të parë Mario Balotelli flet publikisht për Raffaella Fico dhe Pia-n, vogëlushen të cilën bukuroshja napolitane pretendon se është e sulmuesit. 

“Kam kaluar muaj të vështirë dhe kjo është ndjerë edhe në rendimentin tim në fushë. Jam ndjerë keq sepse kujtoja se ajo vërtet më dashuronte, por zbulova se unë isha thjesht një projekt i saj”, thotë Balotelli për Raffaella-n. 

Atësia e vajzës Pia do të zgjidhet nga gjykata e Breshias. 

“Kam ende dyshime mbi atësinë e fëmijës, në të kundërt s’do të kërkoja një test të ADN-së. Unë së bashku me avokatët e mi kemi kërkuar vazhdimisht një akord me Raffaella-n se kur, si dhe ku të kryejmë këtë test, por në prill nisi cështja gjyqësore”, deklaron sulmuesi i Milanit dhe kombëtares italiane. 

Në rast se testi rezulton pozitiv ai thotë: “Shpresoj që gjykatësit të mos më urdhërojnë vetëm për të derdhur paratë, sepse dëshiroj edhe të bëj rolin tim si prind, të jem i kujdesshëm që askush të mos dëmtojë të ardhmen e vajzës time”. 

Shuma e kërkuar nga Raffaella për rritjen e Pia-s nuk është bërë ende publike, por SuperMario thotë se ajo është tepër e lartë. 

“Nuk e them shifrën dhe shpresoj që Pia të mos e zbulojë kurrë kur të rritet. Por ajo që them unë është se më kanë ngatërruar me ndonjë sheik apo ndonjë pronar nafte”, ironizoi ai. 

Sulmuesi i Milanit komentoi edhe kalendarin e nxehtë të Fico-s për një revistë. 

“Nuk jam i skandalizuar nga ato foto, jam i shqetësuar. Ajo ka të drejtë të bëjë cfarë të dojë, ndërsa unë kam të drejtë të mendoj për një tjetër imazh të prindit duhet t’i japin fëmijëve të tyre. Nuk mendoj që bëri kalendarin sepse kishte nevojë për para sepse të gjithë e ditën që Raffaella-s paratë nuk i mungojnë”, deklaroi Balotelli. 

Mario Balotelli dhe Raffaella Fico kaluan disa muaj të zjarrtë së bashku. Romanca e tyre përfundoi pak para rikthimit të sulmuesit në Itali, ndërsa sot sulmuesi vazhdon lidhjen e tij me Fanny Neguesha.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.