Marcia Gay Harden në kastin e “50 Hijet e Greit”

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:55

Marcia Gay Harden do të interpretojë nënën e Christian Grey në filmin ‘Fifty Shades Of Grey’ (50 Hijet e Greit) që ka nisur tashmë xhirimet në Vankuver të Kanadasë.

Lajmi i publikuar nga ‘Deadline’ vjen një ditë pasi u mësua se edhe Rita Ora do të ishte pjesë e përshtatjes kinematografike të librit “bestseller” të E.L. James. Këngëtarja me origjinë nga Kosova do të interpretojë Mian, motrën e Christian Grey.54-vjeçarja Harden do të luajë rolin e Grace Trevelyan Grey, nënës që ka adoptuar milionerin në moshën 4-vjeçare dhe që e ka prezantuar me shoqen e saj Elenën, nga e cila Grey mësoi në moshë të njomë sjelljet perverse seksuale.

Marcia Gay Harden është një aktore veterane që ka fituar famë me filma si ‘Into The Wild’ dhe ‘Mystic River’. Kohët e fundit ka qenë e zënë me xhirimin e skenave të filmit më të fundit të Woody Allen me titull ‘Magic in the Moonlight’.

Sam Taylor-Johnson është regjisori i ‘Fifty Shades Of Grey’, film që do të shfaqet për herë të parë në shkurt të vitit 2015.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.